Festat ne Corovode: Atmosfera festive mbizoteron ne qytetin e Vogel. Gezuar 29 Nentorin! -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Festat ne Corovode: Atmosfera festive mbizoteron ne qytetin e Vogel. Gezuar 29 Nentorin!

Fatjon Kaloci
29.11.11
Me heret ne pasditen e djeshme nje simpozium dedikuar festes se Pavaresise u zhvillua dje ne 15:00 ne Corovode. 99 vjetori i Pavaresise Se Shqiperise u konceptua keshtu dje ne Corovode. Aktiviteti i Organizuar ne Komiteti i Veteraneve dhe Organizates se Familjeve te Deshmoreve te Skraparit mori perkrahjen edhe te institucioneve lokale. Ndersa kulmimi i festimeve te ketij nentori u zhvillua sot ne kuader te 67 vjetorit te Clirimit te Atdheut. Me heret kesaj te marte 29, Homazhe Nderi u mbajten ne Varrezat e Deshmoreve te Atdheut ne Corovode rreth ores 10:00 Pas kesaj vizitat ne Muzeun Historik te Skraparit dhe me tej takime dhe urime u degjuan ne mbare Corovoden mes njerezve te thjeshte dhe urimeve te ketyre festave. Veteranet dhe Deshmoret me pas per disa minuta kaluan disa caste mes njeri - tjetrit neper lokalet dhe baret e qendres se Corovodes, ku Festa ishte kryefjala e bisedave. Me teper vemendje ndaj monumenteve, lapidareve perkujtimore dhe varrezave te deshmoreve u mesua se do te ofrohet nga vendori institucional i bashkise per keto evente. Gjate diskutimeve u mireprit fjala e referuesve vecanerisht ne citimin e mundit per clirim te atdheut te bijeve te Skraparit pa menjanuar edhe figuren dhe rolin historik te Enver Hoxhes si komandanti legjendar i atyre viteve qe duan apo jo te tjeret mbeten figura historike te ngulitura ne analet e historise. Ndersa pak pas 11:00 nje koncert festiv u mbajt ne Corovode ne kuader te festimeve per festat. Corovoda on Line Ju uron Gezuar Festat e 28 dhe 29 Nentorit!
Corovoda On Line