Hacker Atack: Shqipetarja.com peson nje depertim piraterik Disa opsione kanale hyrese dolen jashte sherbimit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Hacker Atack: Shqipetarja.com peson nje depertim piraterik Disa opsione kanale hyrese dolen jashte sherbimit

Fatjon Kaloci
17.11.11
Mediatiku me i ri ne tregun shqipetar Shqipetarja, ne versionin online peson nje sulm piraterik. Disa nder opsionet hyrese te websitit shqiptarja.com paralizuan komentet dhe proceset te tjera. Edhe perse faqja eshte aktive, ne tickerin e Lajmit te Fundit "Flash" prej mese 10 minutash qendroi shenimi: +++ Faqja www.shqiptarja.com nën sulmin e hackerave Bllokohen komentet dhe funksione të tjera teknike U kërkojmë ndjesë lexuesve për problemet. Teknikët po punojnë për zgjidhjen e problemeve. Shqipetarja.com ishte portali i pari qe dy dite me pare lajmeroi mbi foto sekuencat e nje video pergjimi mes ish ministrit te Energjitikes Dritan Prifti dhe Fahri Balliu, nje personazh i njohur ne qarqet pro qeverise. Ndersa ne postimin e fundit Shqipetarja.com kishte publikuar nje titull mbi lidhjet me disa te arrestuar ne METE qe u bene sot Nuk dihet nese sulmi piraterik ka demtuar sistemin e te dhenave te perdoruesve te cilet kane lene komente. Ne web, Piratet shfrytezojne pikerisht portat hyrese si Sign In, Komentet me rregjistrim, Chat etj te cilat depertojne ne skedarin qe mbart ne host domaini. Prania e sulmeve te tilla kerkon minimizimin sa me shume te portave hyrese permes sistemit te sigurise. Ne Shqiperi nje nder format me te perdorura te hackerimeve eshte ajo e quajtur ndryshe "Bombardimi" qe nenkupton scripte te cilat shumefishojne ne qindra mijera klikimet aq sa hosti te mos perballoj dot. Imazhi Ne Bashkengjitje u kap nga Corovoda On Line pak minuta me pare ndersa ora lokale shenonte 21:50 e enjte 17 nentor 2011.
Corovoda On Line