Historia e Rralle e Skrapalliut gjate viteve 70 I denuar per asgje Ja emocionet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Historia e Rralle e Skrapalliut gjate viteve 70 I denuar per asgje Ja emocionet

Fatjon Kaloci
20.11.11
Nje histori e rralle pervuajtjesh i referohet Skraparit te viteve 70. Duke ruajtur konfidencialitet ne kete link po ju pershkruajme shkurtimisht rrjedhen e ngjarjeve te cilat kane ndodhur ne nje prej fshatrave te Skraparit te asokohe te regjimit monopartiak. Historia i perket nje cifti qe kishin shume pak vjet qe ishin martuar. Gruaja disi me e emancipuar martesen e saj ne fshat e pati problematike. Zerat e fshatareve perreth flisnin keq per te. Kjo marredhenie ndikonte ne reagimet e ashpra te te shoqit qe ne shembull po e qujme A. A me kalimin e kohes u be i dhunshem ndaj saj pasi zerat e fshatit flisnin keq. Per shume kohe gjithe fshati e besonte se ai e rrihte dite per dite. Por nje dite, gruaja (ne shembull e quajme B) vendosi ti jap fund marteses dhe iken fshehurazi gjate nates ne nje qytet tjeter ne jug te Shqiperise. A. nuk e kerkoi por zerat e fshatit vijuan serisht madje e mendonin se A e kishte vrare B. E ne vazhda te panumerta pyetjesh banoret e konsideronin vrases A. Sistemi gjyqesor madje e denoi me 25 vjet burg pasi ne pyetje ai nuk tregonte se e kishte vrare sipas tyre. I pafajshem A, burgoset ne Kosove te Lushnjes. Por ne krahun tjeter B qe nuk dinte ckishte ndodhur 6 muaj me vone se A ishte cuar ne burgun e Lushnjes, spostohet me familjen e saj te re, pasi ishte martuar serisht dhe banonte tani me ne Lushnje. Nje prej diteve, gjate orarit te lire ne burg, mes telave me gjemba A. shef B. Ai spo i besonte syve sepse ende nuk kish patur nje kontakt me te pasi B ishte shpresa e vetme per pafajesine e tij. Permes nje gardiani ai i dergoi nje leter B. E habitur per letren ku A. i shkruante se me kane denuar me 25 vjet burg se te kam vrare ty, B shkon ne burg dhe kerkon takim me te. Aty mesoi gjithe historine e A dhe peripecite e tij ndersa kishte afro 1 vit qe vuante denimin. B vendosi ti shkruante instancave me te larta duke i treguar te verteten e cuditshme sesi ishte denuar ish i shoqi per nje veper qe se kishte kryer. Pak muaj me vone u dha edhe vendimi per lirimin e A. Ne kete histori te vecante bashkekohesit citojne se B i tha A se edhe arsyeja se perse ata nuk shkonin ishte pikerisht fshati dhe fjalet e tij te cilet me debuan mua, por dhe te denuan ty. Corovoda On Line kete informacion e ka te siguruar nga informacione jozyrtare.