Meshkujt: Te rruhesh cdo dite: Ja kater keshillat qe duhen zbatuar per nje lekure sa me te mire **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Meshkujt: Te rruhesh cdo dite: Ja kater keshillat qe duhen zbatuar per nje lekure sa me te mire

Fatjon Kaloci
17.11.11
Meshkujt te cilet kryejne cdo dite ritualin e heqjes se mjekres, jo shpesh here pas procesit kane rezultatin e duhur ne fytyren e tyre. Kjo sipas studiusve e lidhur ngushte me efektin e zbatimit rigoroz te perditshem te 4 elementeve qe duhen zbatuar me se miri cdo dite. Ja cilat jane 4 keshillat qe jepen ne kete rast:
Keshilla e Pare: Pini sa me shume uje. Keshilla e pare qe jepet perkon me ate qe quhet hidratim dhe qe kerkon pirjen e lengjeve, uje apo leng frutash natyror. Ne varesi te peshes trupore ju duhet te pini nje sasi te caktuar lengjesh. Por mesatarisht minimumi i pranuar ditor eshte ai i konsumimit te te pakten 2 litra ne dite.
Keshilla e Dyte: Kujdes ne cfare hani: Per faktin qe kerkohet ne trup konsumimi i nje sasie lengjesh me te larte se njerezit e tjere qe nuk rruhen, kerkohet qe ushqimet qe konsumohen te jene te pasura me vitaminat C, A dhe E. Gjithashtu ne permbajtje duhet te perdoren ushqime me permbajtje Kalcium, Seleni dhe Zinku.
Keshilla e Trete: Zgjidhni Kremin e duhur per pas rroje. Ne treg produktet jane te shumellojshme por lekura ka specifikat e saj. Kremrat duhet te kene parametra te larte hidratimi. Ne pamje te pare, kur fytyra ka nje pamje te shndritshme, te qete, jo te tendosur ajo eshte e hidratuar, ndersa kur ajo shfaqet e forte, atehere eshte e dehidratuar.
Keshilla e Katert: Zgjidh sa me mire Shkumen e Rrojes: Pervec kesaj thuhet ne studim se ne dite duhet ta ferkoni fytyren me kete shkume (ne mungese te nje kremi perkates) 2 ose 3 here ne dite pas rruajtjes. Kjo do te beje te riperseritet efekti i rruajtjes se pare.
Corovoda On Line