Nentor "i dyte" Corovoda ne pjesen me te madhe te qyteti pa energji elektrike deri ne 14:00 te se shtunes -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Nentor "i dyte" Corovoda ne pjesen me te madhe te qyteti pa energji elektrike deri ne 14:00 te se shtunes

Fatjon Kaloci
12.11.11
Prej mengjesit te se shtunes deri pak afer 14:00 mungesa e energjise elektrike u ndje ne pjesen me te madhe te Corovodes se kesaj te shtune. Lagje te tera ndjene mungesen e energjise, ndersa shume bar-kafe filluan ritualin e gjeneratoreve te zhurmshem. Remontet ne sistem besohen se ishin shkak i kesaj nderprerje, me shpresen qe stina dimerore te kete sa me pak probleme per Corovoden qe keto dite nentori si cdo fundvit karakterizohet nga temperatura te ulta te stines. Parashikimi meteorologjik per javen ne vijim ne Corovode nuk do te kete rreshje shirash. Dielli do te shoqeroj 5 ditet e javes ne vijim. Por temperaturat do te ulen ndjeshem. Te henen 14 nentor sistemi meteorologjik per Corovoden parashikon temperaturat maks=10 min=2, te marten 15 nentor parashikimi i temperaturave do te jete per Corovoden maks=13 min=1, te merkuren 16 nentor parashikimi i temperaturave per Corovoden do te jete maks=13 min=3, te enjten 17 nentor ne Corovode temperatura parashikohet ne vlerat maks=12, min=3, ndersa e premtja e ardhshme 18 nentor pritet te sjelle temperatura maks=13 min=2. Shume familje ne Corovode perdorin mjete sekondare ngrohese si dru zjarri apo gaz te lengshem qe ne shume raste perdoren edhe per gatim. Por ka nje pjese te kosiderueshme qe perdorin energjine elektrike per ngrohje, pervec funksioneve te aparaturave elektrike. Energjia u rikthye pak para ores lokale 14:00
Corovoda On Line