Protestojne Futbollistet e Skraparit: Rrezikohet takimi i se shtunes. Lojtaret: Nuk paguhemi prej 4 muajsh **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Protestojne Futbollistet e Skraparit: Rrezikohet takimi i se shtunes. Lojtaret: Nuk paguhemi prej 4 muajsh

Fatjon Kaloci
17.11.11
Prej 2 ditesh me radhe futbollistet e Skraparit kane bojkotuar stervitjen por nese nuk realizohet pagesa ata nuk do te zbresin ne fushe te shtunen 19 nentor 2011 kundrejt Gramozit. Mbrojtesi i Skraparit Hekuran Koreshi ka cituar per te perditshmen sportive Sport Ekspres: "Nuk kemi pse të presim më nga ana e drejtuesve tanë më të lartë, sepse në katër muaj jemi likuiduar me vetëm një rrogë mujore dhe kështu nuk mund të vazhdohet më tej. Edhe ne kemi familje për të ushqyer dhe unë nuk mund të ri me vetëm 500 lekë të reja në xhep dhe nuk mund të punojmë më vullnetarisht. Ndaj jemi të gjithë të përfshirë në protestë dhe bojkot masiv dhe ku këtë radhë jemi të gjithë në unison, së bashku me kapitenin tonë dhe presim një përgjigje dhe zgjidhje të shpejtë, ndryshe edhe në takimin e radhës ndaj Gramozit, nuk do të zbresim fare në fushë."
Ndersa Brata , citon e perditshmja sportive, se bashku me futbollistet gjithnjë e më shumë po ushtrojnë presion dhe kërcënojnë, deri aty sa të mos paraqiten në fushën e lojës në takimin e radhës, ditën e shtunë.
Te shtunen Sipas kalendarit ne Corovode duhet te zhvillohet ndeshja kunder Gramozit, ndeshje e vlefshme per Javen e 10 te Kategorise se Pare. Mbeten per tu pare zhvillimet deri ne prag ndeshje, nese do te kryehen pagesat, ndersa lojtaret jane shprehur per mirekuptim per Tifozerine dhe drejtuesin Dalipi.
Corovoda On Line