Corovode: Kopsht Cerdhet ne kerkim te fondeve per dhuratat e fundvitit

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Corovode: Kopsht Cerdhet ne kerkim te fondeve per dhuratat e fundvitit

Fatjon Kaloci
13.12.11
Raporte te javes qe lame pas folen per perpjekjet qe po bejne disa drejtues te sistemit parashkollor ne vigjilje te festave te fundvitit. Tradicionalisht festat e gezueshme te fundvitit per cdo vit per me te vegjlit ofrojne sadisfaksionin e marrjes se dhuratave te gezueshme. Por fondet per kete ze cdo vit kane qene problematike ndonse per hir te se vertetes ne fund jane gjetur mes shume mundimesh mundesite e mos mungeses se tyre. Java qe lam pas sipas nje raporti tregoi se pikerisht per kete ze, ka probleme ne akordim fondesh. Nese kjo nuk do te mundesohet nga institucioni vendor pritet qe te detyruar drejtuesit e kopsht cerdheve te t'u drejtohen me mirebesim prinderve te vogelusheve per ta bere festen endrrimtare te Babagjyshit duke akorduar ndonje shume simbolike apo duke e parapergatitur dhuraten ne shtepi. Fatkeqesisht keto jane limitet me te cilat mund te nderveprojne keto institucione ne mungese te nje mos miratimi te mire te buxheteve respektive per keto zera. Ende nuk ka nje pergjigje definitive ndonse burime brenda vendorit thane se u njohen me problematiken. Paraprakisht ky institucion u mesua se per kete ze ka fonde te limituara, por se po perpiqet per gjetjen e mundesive. Gjithesesi ndersa jemi vetem 10 dite larg festave qe organizohen perpara mbylljes se vitit ky problem duhet pare me mundesite reale per zgjidhje dhe perse jo, edhe aksesi i biznesit vendas mund te "vere pak doren ne zemer" per te pare ne syte e ketyre vogelusheve nje shkelqim me shume ne syte e tyre.
Corovoda On Line Imazhi ne bashkengjitje eshte i nje prej kopshteve ne Corovode