Hartimi i Buxhetit te ri: Degjesat Publike edhe kete here nuk kane gjasa ne Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Hartimi i Buxhetit te ri: Degjesat Publike edhe kete here nuk kane gjasa ne Skrapar

Fatjon Kaloci
18.12.11
Kjo periudhe ne shume administrata te qeverisjeve lokale perkon me fillimin e hartimit te buxheteve te reja per vitin 2012. Por edhe kete vit ajo qe pritet te ndodh eshte ofrimi i gatshem i buxhetit ne projekt i hartuar nga vete punonjesit e administratave vendore, nje proces i cili kryhet ne miratim ne 3muajorin e pare te cdo viti. Por perfshirja e komunitetit dhe grupeve te interesit ne kete proces ne Skrapar eshte thuajse utopike. E pikerisht kjo eshte nje nder problematikat kryesore te komunave dhe bashkive te vogla sic jane keto te krahines se Skraparit. Vendimarrjet u ofrohen te gatshme prej administratave komunitetit, dhe kjo eshte barriera kryesore se perse nuk kooperon komuniteti me keto institucione ne shume nisma. Me parimin "Topi eshte i imi, Penalltine e gjuajme vete" madje edhe duke nenvleresuar komunitetin "si te ishte i paditur" jane ende keto adminstrime qe polarizojne gjithnje e me shume opinionin publik lokal ndaj institucioneve. Prej tyre te fundit duket si lluks, te qenit open minded ne kete proces nga ku nje vit i tere do te mbart pasojat. Ende mbetet ne tradicion fakti qe projekt buxheti mbetet mes dyersh te vetem dy paleve, njesise vendore dhe keshillit komunal. Nga ana tjeter ndersa Shqiperia eshte tashme e aksesueshme ne teknologjine elektronike, sistemi i websiteve te njesive vendore per Skraparin eshte ende larg. Ndonse projektet e domaineve me prapashtesen .gov.al kane nisur tashme edhe per shume komuna ne Shqiperi, pasi bashkite ne pjesen me te madhe e kane kete akses, serisht trasparenca do te mungoj kur flasim per Skraparin. Rreth 2 muaj me pare ne rotoret e kerkimit te corovodaonline, u kap nje sistem test ne te cilin adresat bashkiacorovode.gov.al dhe bashkiapolican.gov.al per vetem 2 dite u testuan ne sinjal por pas kesaj ende nuk dihet se ku eshte ne proces kjo nisem e cila mbeshtetet edhe nga nje organizem europian i pranishem ne Shqiperi. Gjithesesi, ne cdo vit pritet te ndodhi ajo tradicionalja qe te thuhet se jane pyetur grupet e interesit dhe edhe ne 3 muajt e pare te vitit buxheti te aprovohet sikunderse ndodh cdo here, pavaresisht se ne thelb distanca komunitet - administrate thellohet edhe me tej. Ne imazh bashkengjitur websiti i nje komune prane Bulqizes se quajtur Zerqan qe ka afro 13 fshatra nen juridiksion ne adresen komuna-zerqan.gov.al

Corovoda On Line