Coroditet Corovoda: Nga e hena 9 janar 2012 nxenesit do te spostohen neper shkolla per mesimin -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Coroditet Corovoda: Nga e hena 9 janar 2012 nxenesit do te spostohen neper shkolla per mesimin

Fatjon Kaloci
8.1.12
Rikonstruksioni ne mes te vitit shkollor i shkolles se mesme te Pergjithshme "Ramiz Aranitasi" ne Corovode do te detyroj qe nga kjo e hene 9 janar 2012 qe edhe per shume nxenes te shkollave 9 vjecare procesi mesimor ne vijim te hyj ne nje kaos per nje afat te papercaktuar. Nxenesit e elementares nga klasa 1 deri tek e 5ta do te bejne procesin mesimor pasditeve ndersa ne alternim ne te dyja shkollat 9 vjecare do te kete nje perzjerje te nxenesve dhe grupmoshave duke ndryshuar godinat shkollore per berjen e mesimit.
Keshtu mesohet jozyrtarisht se do te veprohet duke e bere punen edukative te mesuesve dhe nxenesve me te veshtire per ditet ne vijim. Gjithcka te le te kuptosh, se procesi mesimor do te jete nen vigjilece te larte ne 2 shkollat 9 vjecare, pasi ne baze te ketij raporti grupmoshat minorene dhe mazhorene do te perzihen gjate orareve paralele. Kjo pritet te sjelle nje veshtiresi me shume per drejtuesit kryesore te ketyre shkollave por jo vetem te tyre edhe te vete nxenesve qe do te duhen te pershtaten tashme me oraret e reja. Sistemi parashkollor do te vijoj te jete i pandryshueshem per vogelushet e kopsht cerdheve qe ndodhen ne mjediset e ketyre shkollave.
Corovoda On Line - 08-janar-2012