Wikileaks: Kabellgrami i 2010: Robert Bosch "i pafuqishem" per te zgjidhur situaten politike ne Shqiperi **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Wikileaks: Kabellgrami i 2010: Robert Bosch "i pafuqishem" per te zgjidhur situaten politike ne Shqiperi

Fatjon Kaloci
8.1.12
Corovoda On Line i rikthehet publikimeve te Wikileaks mbi Shqiperine. Ne nje Kabellgram te konsideruar "Konfidencial" te dates 10 shkurt 2010 me titull: Osce Weekly Highlights: February 1 - 5, 2010 ( OSBE Me kryesoret e javes Shkurt 1 - 5, 2010 i lancuar nga misioni amerikan i USOSCE ne Europe i publikuar ne websitin wikileaks ne 1 shtator 2011 citon nje takim te kryer ne 27 janar 2010 mes Zevendes Ministr.Te.Jashtem te Shqiperise Edit Harxhi dhe te ngarkuarit me ceshtjet Carol Fuller. Ne kabellgram citohet asokohe Harxhi te kete qene shpresuese se Partia Socialiste do te rikthehej ne Parlament ne Mars 2010 dhe se Qeveria Shqiptare po priste te shihte se cfare lideri i Partise Socialiste Edi Rama do te bente pas kthimit nga nje udhetim ne SHBA Lidhur me kerkesen e Shqiperise per Kryesimin ne 2014, Harxhi citohet te kete thene ne dokumentin konfidencial se Qeveria Shqiptare po punon ne dokumenta per nje strategji dhe planifikon shtimin ne numer te delegacionit te saj te OSBE ku ne te ardhmen e afert do te shtoj 3 delegate. Fuller nga ana e tij ka inkurajuar Harxhin per te patur ne konsiderate konsultime te vazhdueshme me Lituanine ne lidhje me pergatitjet qe Shqiperia po ben per te marre kryesimin, per te pare stafin e Ministrise se Puneve te Jashtme ne vende te tjera, dhe ne institucionet e Osce, dhe per te shkembyer strategji dhe dokumentacion me vende te tjera pjesemarrse per te treguar seriozitetin e Shqiperise dhe gadishmerine per te punuar fort per marrjen e kryesimit. Por nje aspekt interesant ne kabbel gram i referohet nje citimi te bere nga Harxhi. Harxhi tha se i kishte kërkuar kohët e fundit Kryetarit i Prezencës (se OSBE), Robert Bosch të luajë një rol më aktiv në zgjidhjen e bllokimit politik të Shqipërisë, por ai i kishte thene se ai ndjehet "i pafuqishëm." Harxhi ja atribuoi pjeserisht kete ngurim per tu perfshire nga ana e tij faktit se ai (Bosch ) po planifikon të kthehet kësaj vere në një pozicion në MPJ holandeze.
Harxhi said she had recently asked Head of Presence Robert Bosch to play a more active role in resolving Albania's political deadlock, but he had told her he feels "helpless." Harxhi attributed this partly to reluctance on his part to become more involved, since he is planning to return this summer to a position in the Dutch MFA.
Imazhi ne bashkengjitje nje foto web e dokumentit te publikuar ne Wikileaks me numer #10USOSCE36
Corovoda On Line
       
         
close