Shqiptari qe synon ti "rrembej" Kapelen e Arte 2012 Grekeve. Renato Mekolli Kuzhinieri me i mire ne Greqi -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Shqiptari qe synon ti "rrembej" Kapelen e Arte 2012 Grekeve. Renato Mekolli Kuzhinieri me i mire ne Greqi

Fatjon Kaloci
23.3.12
Ne daten 2 Prill 2012 pritet qe te mbahet edicioni i cmimit te madh ne shtetin fqinj, Greqi i quajtur si Kapelja e Arte. Dhe per te treten here ne kete titull 30 vjecari shqipetar Renato Mekolli pritet te shkoj drejt fitimit te saj. Detajet u zbardhen ne nje prej mediave prestigjoze shqiptare mengjesin e kesaj te premteje 23 mars 2012 ku per disa minuta ne skermin Top Channel vete Mekolli do te fliste ne formatin televiziv te mengjesit Wake Up. Por kjo media nuk ka qene e vetmja qe ka folur per te. Ne 2010 tabloidi "The New York Times" do te fliste me superlativa per te duke e konsideruar si nje Star te Athines dhe si nje Top Chef te vertete. Me heret ne 2009 gazeta franceze e shpalli si Best Chef of Greece. Ndersa ne 2011 Athens News shkruajti gjeresisht per eventin e Kapeles se Arte qe u mbajt ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Athine ku Renato Mekolli, shpallet Kapelja e Arte ne shtetin fqinj. Aktualisht punon ne nje prej resoranteve me te mire ne Greqi "Vassilenas". Ne nje votim elektronik permes rrjetit Twitter ne dhjetor 2011 Publiku dhe Gazetaret ne Greqi zgjedhin si Kuzhinerin me te preferuar Renato Mekolli. Ne pritje te dates 2 Prill 2012 Ku do te mbahet Kapelja e Arte ne Greqi, Renato Mekolli synon te fitoj per te treten here jo vetem kete titull por pse jo Krenarine e radhes se Shqipetareve te sukseshem ne Bote.
Corovoda On Line