Dule Malindi: Videoklipet deshiroj te regjistroj ne natyren e bukur te Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Dule Malindi: Videoklipet deshiroj te regjistroj ne natyren e bukur te Skraparit

Fatjon Kaloci
2.4.12
Ne nje interviste te publikuar ne tabloide te ndryshem elektronike gjate muajit qe lame pas ne 16 mars 2012 gazetari i njohur i Skraparit, Zylyftar Hoxha do te kishte personazh kengetarin e muzikes popullore Dule Malindi. Malindi tregon disa detaje te lidhura me kengen dhe lidhjen e ngushte me vendlindjen e Skraparit. Me poshte Corovoda On Line publikon te cunguar disa prej momenteve te kesaj interviste:
  • Zylyftar Hoxha:
  •   Dalëngadalë, por i sigurt, ju keni arritur goxha sukses në interpretimin ndryshe të këngës së Skraparit, mund, me pak fjalë, të na thoni rrugën e suksesit tuaj? 
  • Dule Malindi:
  •   Ti e di se ne në Skrapar, në atë kohë, por edhe tani këngën e këndojmë kudo, në sebepe, dasma, gostira, po e po, por edhe në arë, në pyll, në çezmë vajzat kur mbushin ujë; nëna ime këndonte kur bënte punët e shtëpisë, sidomos në mëngjes kur tundte me tundës... 
  • Zylyftar Hoxha:
  •   D.m.th, se ti je rritur me këngën? 
  • Dule Malindi:
  •   Edhe ti, si unë je rritur me këngën, por dikush e ka më të ndjeshëm veshin, dikush më pak; dikush ka ndjeshmëri për këngën, dikush për diçka tjetër, si për shembull ti, që shkruan, ke ndjeshmërinë e të kapurit të gjërave, të fotografimit me mend, të leximit dhe të zbërthimit të personazhit, siç po bën në këtë rast me mua. Ajo që desha të thosha, është lirësia që kanë skraparllinjtë për këngën, për raportet që kanë ata me të, ata e kanë si të qarën me të qeshurën, dhe këtë të qeshur ata e shprehin me këngë... 
  • Zylyftar Hoxha:
  •   Kur filluat të dilnit në publik ose të publikoheshin me ato kasetat e famshme të magnetofonave? 
  • Dule Malindi: 
  • Vitet ‘90 mua më gjetën në Turqi, ku ndenja 11 vjet me radhë. Domosdo që aty mora me vete edhe klarinetën time të dashur. “T’i bie kur të mërzitem”, thashë me vete kur ika. Por jo, edhe atje më doli punë, merrja pjesë herë pas here në veprimtaritë e konsullatës sonë atje, në aktivitetet e shoqatës së shqiptarëve të Stambollit, por edhe në dasma të shqiptarëve të vjetër, dasma të bukura, me ato zakonet e para.
  • Zylyftar Hoxha:
  •   Kemi parë që videoklipet i keni me sfonde të natyrës së bukur shqiptare? 
  • Dule Malindi:
  •   Sipas mundësisë, pasi ka edhe shpenzime të regjistrosh këngë, por unë videoklipet kam qejf t’i regjistroj në natyrën e bukur të Skraparit, në Kanionet e Osumit, Mullirin e Babait, Urën e Kasabashit, në Çorovodë, Bogovë, Kulmak etj., atje, ku këngët e bukura ngjisin dhe harmonizohen me natyrën tonë të mrekullueshme. 

Interviste e publikuar ne menyre te cunguar me qellim per te respektuar te drejtat e autoresise. 
Corovoda On Line