Koordinata X. Fortifikimi i Bargullasit, Skrapari i pasurise se hershme -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Koordinata X. Fortifikimi i Bargullasit, Skrapari i pasurise se hershme

Fatjon Kaloci
1.4.12
Koordinata X ne kete link permes Corovoda On Line ju njeh me nje tjeter element pasuror te hershmerise se Skraparit. Eshte Fortifikimi i Bargullasit
Ky
fortifikim ndodhet ne nje koder dominuese ne permendim te fshatit me te njejten emer, Bargullas te Skraparit. Prej kesaj kodre ne horizont ne pjesen veriore ndodhet mali Tomorr, vargmali i te cilit shkon prej kesaj pike deri ne drejtimin verilindor. Kjo koder ka nje pozicion dominues duke krijuar marredhenie ne hapesire me nje numer fortifikimesh. Ne veri ndodhet kalaja e Tomorrit, ne Veriperendim kalaja e qytetit te Beratit, ne pernedim dallohet Gradishta e Peshtanit. Kodra e Fortifikimit te Bargullasit njihet ndryshe me emrin Bregu I Koronit ose Kisha. Sipas Sh.Mane ky fortifikim rrethonte nje siperfaqe prej rreth 600 meter katrore dhe muri kishte nje trashesi qe nuk i kalonte 1.10 meter. Edhe sot gjurmet e mureve rrethuese ruhen ne disa pjese te kodres. Me teper te dukshme ato jane te dukshme ne pjesen jugore e juglindore. Nga keto, shihet qarte se muret kane qene ndertuar me gure gelqerore kuadratike te perziere me gure shtufi, ku me teper mbizoterojne materialet shtuf. Pjese te tjera te shkaterruara te ketij rrethimi mendohet se u shkaterruan gjate luftes italo – austriake 1917-1918 ndersa hapeshin llogore. Ne siperfaqen e kodres jane gjetur disa fragmente qeramike ku me tipik ishte nje fund ene i bere me nje qeramike fine. Ne pjesen fundore te kodres se fortifikuar, rreth 700 metra larg saj u vune re gjurme varresh dhe prane tyre u gjeten disa fragmente qeramike.
Corovoda On Line