Koordinata X. Fortifikimi i Veseshtes, Skrapari i mistereve arkeologjike **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Fortifikimi i Veseshtes, Skrapari i mistereve arkeologjike

Fatjon Kaloci
1.4.12
Fortifikimi i Veseshtes eshte elementi i radhes qe Corovoda On Line deshiron te publikoj ne rubriken Koordinata X me misteret e Skraparit. Kodra shkembore e pozicionuar ne lindje te Fshatit Veseshte perbehet nga dy maja te njohura si Cuka e Madhe dhe Cuka e Vogel te cilat ndahen nga njera tjetra nga nje qafe e vogel. Fortifikimi i Veseshtes ndodhet pikerisht ne Kodren e Cukes se Madhe. Nga kjo koder ne horizont ne perendim duket Kalaja e Skraparit, ne Veriperendim, Kalaja e Vokopoles ne Verilindje, Gradeci dhe ne Jugperendim, Kalaja e Prishtes. Ne Verilindje shihet Kanioni i Gradecit ne Lindje Qafa e Potomit dhe vendbanimi prehistorik i Vlushes. Kodra ka perberje shkembore dhe gjurmet e mbetjeve te fortifikimit me qarte dallohen ne pjesen Verilindore ne nje gjatesi prej 15 metrash. Guret e perdorur jane gelqerore dhe pa lidhje llaci ndermjet tyre. Ne Siperfaqen e Kodres dallohen 2-3 platforma banimi ku eshte gjetur nje qeramike e paket e cila ka tipare te qeramikes prehistorike. Ne veri te kesaj kodre ndodhet nje shpelle qe banoret e kane quajtur nder vite Shpella e Nuses. Ata tregojne se shpella eshte e zbukuruar me piktura shumengjyreshe.
Corovoda On Line