• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Keshilli i ri bashkiak ne Corovode pritet mbledhja e pare Vonesa sjell ngerc per statusin e ekipit te Skraparit

Kete jave sipas raporteve te mehershme te mesuara ne rruge informale, pasi jo gjithnje qendrimet zyrtare njoftohen per mediat ne Corovode, pritet te mbahet Mbledhja e Pare e Keshillit te Ri Bashkiak. Duke theksuar edhe nje here faktin se nuk ka nje qendrim zyrtar nga punonjes te ketij institucioni aktual per pasqyrim, mbledhja mendohet se do te behet diten e enjte 16 qershor 2011. Sipas legjislacionit ne kete mbledhje te pare duhen zhvilluar keto procedura:

- Zgjidhet Komisioni i Mandateve

- Miratohen Mandatet e Anetareve per Keshill

- Behet Betimi i Keshilltareve

-Zgjidhet Kryetari dhe Zevendes Kryetari i Keshillit

-Zgjidhen anetaret qe do te perfaqesojne Keshillin Bashkiak ne Keshillin e Qarkut dhe pajisen me mandatin respektiv.

Kjo pike e fundit per Corovoden qe sipas legjislacionit ka nga 5 000 deri ne 10 000 banore perkon me 2 mandate.

Ajo qe mesa duket edhe kete here do te dominoj ne organizimin e kesaj mbledhje eshte paaftesia e personave aktuale pergjegjes te cilet ende nuk kane bere njoftimet publike pasi ne keto mbledhje mund te marre pjese cdo qytetar i interesuar. Rendomtazi nje format A4 ngjitet ne deren e Bashkise per te njoftuar mbledhjen. Por ajo cfare perben veprim te menjehershem te ketij Keshilli eshte ceshtja Statusi i Ekipit te Skraparit. Pra, sipas ligjit maksimalisht mbledhja e pare e keshillit duhet bere jo me vone se 20 dite nga data e vendimit te shpallur nga KQZ. Kjo e fundit vendimin per Shpalljen e Mandateve te Keshillit Bashkiak Corovode e ka marre me daten 30 maj 2011, ora 20:00 dhe vendimi mban numrin 759. Pra, mbledhja duhet bere patjeter brenda kesaj jave. Por kjo mbledhje do te jete me teper me konotacionin administrativ pra eshte e mirepercaktuar ne rend dite. Nuk dihet se perse eshte lene kaq vone kjo mbledhje pasi nje ngerc i momentit kerkon patjeter nje vendimarrje per statusin e ekipit te Futbollit te Skrapari. Sipas llogjikes ligjore nese ne daten 16 qershor mbahet Mbledhja e Pare duhen minimumi 5 dite dhe jo me pak se kaq per tu organizuar nje mbledhje e jashtezakonshme per Ekipin e Futbollit cka do te thote se ne daten 21 duhet te kemi serisht nje mbledhje. Arsyeja sepse duhet shpejtuar kjo ka te beje me faktin se deri ne daten 30 qershor 2011Federata Shqipetare e Futbollit ka lajmeruar se eshte afati perfundimtar pas te cilit cdo klub qe nuk ka konvertuar statusin ne SH.A. nuk do te jete ne kampionatin shqipetar. Bazuar ne Ligjin r. 8652 " Per Organizimin dhe Funksionimin e qeverisjes Vendore" nje nder detyrat e keshillit bashkiak eshte pika ku thuhet se: Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues. Keshtu ekipi i Skraparit do te duhet te pasqyroj dokumentacion ne instancat perkates si QKR, Keshill Bashkiak, FSHF lidhur me aspektet juridike te formes. Situata ende nuk kuptohet perse eshte lene kaq vone kjo mbledhje kur maksimalisht nje SH.A. ne Qendren Kombetare te Regjistrimit kerkon 15 dite deri ne shqyrtim te dokumentacionit. Gjithesesi kjo procedure duhet pershpejtuar nese do te kemi serisht sport ne fushen e futbollit per vendasit. Ju po ndiqni skrapari.net

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NJOFTIME

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA