• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Koordinata X: Enver Hoxha kundër Mestan Ujanikut (Letra e Plotë) "Gjin, Ki Kujdes me Mestanin"

Letra e Enver Hoxhës drejtuar Gjin Markut në datë 5.4.1944
Koordinata X vijon publikimin e materialeve me pikante të Skraparit. Këtë herë, blogu ynë ndalet me një të dhënë sa të veçantë aq edhe kurioze. Në një letër të datuar në 5 Prill 1944 Enver Hoxha i shkruan Gjin Markut për të bërë më shumë kujdes ndaj Mestan Ujanikut. Corovoda Online traskipton të plotë brendinë e imazhit primar ku jepet kjo letër. Ja teksti i Plotë
I dashuri shok Gjini
U gëzova nga letra tënde shoqëruese,
si edhe nga hapat e para dhe me sukses
të Brigadës së VII. Jam i sigurt se ajo
Brigadë do të shkojë përpara. Dhe do
vihet në radhën e Parë të brigadave tona
më të mira. Ajo varet nga ti dhe nga gjithë
shokët e Partisë që bëjnë pjesë aty.
Prandaj përvishjuni punës me urtësinë më
të madhe, qoftë ushtarakisht, qoftë
politikisht, zhvillimi i kuadrove të Brigadës
të jetë i shumanshëm.
Mestani erdhi këtu dhe u fjalosa me
të. Zuri të qahej si plakat, të gjitha qarjet
e tij të vogla, të cilat ai i ka si argumenta.
Natyrisht qarjet ay i bazon tash për të
forcuar bazën e tij (kupto nacionaliste)
në ato lëshimet e gabimet që janë bërë në
atë terren. Dhe kërkon të dalë si “engjëll”
me flatra të bardhë. E nisa në vend dhe
me urdhra të prera i thashë se si duhet të
punojë. E lamë tek është dyke ditur sa
vlen, pse politikisht s’është momenti të
marrim masa të tjera. Mestanin e
gjykojmë dhe i kërkojmë punë sa vlen dhe
jo më tepër dhe këtë gjë ay do ta japij në
qoftë se shokët që janë atje do të mundin
ta drejtojnë Mestanë dhe jo të bëjë pas
kokës. Ata shokë që caktuam s’duhet të
presin shumë gjëra, se më mirë hiç, por
vetëm me e frenue dhe të zbatojë vijën e
frontit.
Megjithë drunë që i dhaç, se Mestani,
njeri i vjetër dhe me egoizmë dhe ambiciet
e një njeriu që kujton se është njeri i
madh, ay e mban karshi teje mërinë e
tenton e do të tentojë të thellojë hendekun
në dëm të punës, në rast se shokët s’dinë
të punojnë. Ay kapet nga sendet e vogla
për të bërë çështje të mëdha si psh çështja
e atyre dy kriminelëve që janë në Brigadë.
Të vëmë re një gjë te Mesatani, i cili
s’është budalla, çdo plumb që na fut
mbështetet në një vend që ligjërisht duhet
të marrim masa dhe qëllimi i tij është të
godasë ty dhe Brigadën. Prandaj duhet
të kesh kujdesin më të madh me të si dhe
marrëdhëniet me shtabin e qarkut dhe
komandat e vendit. Çështja e atij krimit
është delikate. Direktiva është që në
brigada e batalione të mos mbahen
kriminelë dhe këtu bazohet Mestani.
Prandaj shtabi i brigadës duhet të bëjë
hetimet dhe t’i marrij në gjyq në rast se
ata kanë kohë që janë në ushtrinë tonë
atëhere të përdoren ... (e palexueshme)
kundër tyre. D.m.th. të falen pse kanë qenë
luftëtarë dhe krimi është i vjetër.
...Çështjet gjykojini me gjakftohtësi.
Të mos bini në prita të vështira dyke ditur
qëllimet pse i bën Mestani këto. Kahre-
manin e kemi caktuar si komisar të Me-
stanit, por nuk e di a do ta bëjë dot punën
që kërkojmë nga ay, pse kam frikë se mos
bjerë në pozitat e Mestanit, dhe vaj halli.
Prandaj Gjin, me kujdes të madh sa ti qëndron aty,
me gjakftohtësi jep mendimet,
pse ti duhet të zgjidhësh çështjet aty,
të (e palexueshme) të ndihmojë sa
të jesh në atë terren.
Na shkruaj për çdo gjë, për ndihmat
që ti ke nevojë, për zgjidhje të koklavitura
s’do të mungojë as një herë që të
ndihmojmë që ti të shkosh përpara.
Të përqafoj
Taras
5/4/44
Ne Foto Arkiv te Corovoda On Line: Gjin Marku
Gjin Marku
Figurë e shquar e Luftës Nacional çlirimtare, në fillimet e së cilës ka vepruar në zonat e Korçës dhe të Skraparit, pastaj komandant i Brigadës së 7-të Sulmuese. Pas çlirimit mori gradën gjeneral. Dënohet, sipas regjimit të atëhershëm, për idetë e tij në kundërshtim me vijën e Partisë. Sa bëhet gati të dalë nga burgu pas disa vitesh, ridënohet përsëri deri sa vdiq në burg.

Ne foto arkiv te Corovoda On Line: Mestan Ujaniku
Mestan Ujaniku
Luftëtar i orëve të para të Luftës Nacionalçlirimtare, komandant i Çetës së Parë të Skraparit, formuar në Kulmak më 14 mars 1942. Më pas komandant i Shtabit të Qarkut të Beratit. Pas çlirimit caktohet në detyra të ndryshme, por s’kalon shumë dhe dënohet nga regjimi i atëhershëm për pjesëmarrje në të ashtuquajturin “Grupi i deputetëve”. Vdes në burg.

©Corovoda On Line

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA