• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Koordinata X: Shkurt 1973. Çorovodë - Kritikohet Xhevahir Spahiu nga Pleniumi i Partisë së rrethit. Dokumenti

Në fillim të shkurtit të vitit 1973, Arshin Xhezo një mik dhe koleg i Xhevahir Spahiu ndodhej me shërbim nga gazeta, asokohe "Zëri i Popullit" në Çorovodë, në Skrapar, në vendlindjen e mikut të tij. Në një intervistë dhënë Naim Zoto, Arshini do të tregonte: " Mëngjesin e së nesërmes, dola herët nga hoteli dhe do të nisesha në një fshat në Vendreshë, për një reportazh. Por, sekretari i parë i Partisë i rrethit, më tha, se, nëse dëshiroja, mund të merrja pjesë në një mbledhje të plenumit të Partisë së rrethit, ku, siç tha, do të lexonte një fjalim sekret dhe shumë të rëndësishëm të Enver Hoxhës.
Hyra në mbledhje, u ula diku në sallë, mes të tjerëve, kryesisht, sekretarë lokalë të Partisë apo kryetarë kooperativash, por as që mund të më shkonte ndërmend, që sekretari i Partisë do t’u lexonte pikërisht atë fjalim të Enver Hoxhës, të mbajtur vetëm pak ditë më parë, në 9 janar, dhe ku kritikonte për “shfaqje të huaja”, “ndikime nga Sartri” etj., Xhevahir Spahiun, poetin e gazetarin e njohur, mikun tim, por edhe “patriotin” skraparlli, bashkëqytetarin e tyre.
Siç edhe vetëkuptohet, në çastin kur në sallë ra “bomba”, pra kur u përmend emri i Xhevahirit, dhe u thanë ato fjalë, të gjithë u gjendëm të shokuar dhe sallën e mbuloi heshtja. Por, mua më befasoi fakti kur, edhe pasi sekretari përfundoi fjalimin, dhe, siç ishte rregulli e tradita, kërkoi “diskutime nga shokët e pranishëm,” përsëri heshtje. Dhe, ashtu, si në një mort, pas disa minutash, dolëm të gjithë një e nga një nga salla.
.."

E si për të mos vijuar me kaq, viteve më vonë në 1977 i datuar në 1 qershor 1977 shkruante:
Miratohet


“Sekret” , Ekz.Nr.1

                                                             Zv.Ministri i Punëve të Brendshme Tiranë, më 1.VI.1977

                                                                                               /Feçor Shehu/


RELACION

MBI TË IMPLIKUARIN XHEVAHIR SPAHIU



Xhevahir Myrteza Spahiu, i datëlindjes 1945, lindur në Skrapar e me banim në Tiranë, anëtar Partie, me arsim të lartë, i martuar, me punë korrespondent i “Zërit të Popullit”.

Gjatë ndjekjes dhe zbulimit të veprimtarisë armiqësore të grupit armik e antiparti në sektorët e artit e të kulturës të kryesuar nga Fadil Paçrami, Todi Lubonja e Dashnor Mamaqi, rezulton se në ngarkim të Xhevahir Spahiut kanë dalë këto materiale.

-I pandehuri Fadil Paçrami, në proceset hetimore ka deponuar “... Në poezitë hermetike, të cilat në vetvete paraqisnin paqartësi; linin shumë kuptime, ishin të errëta dhe shkaktonin keqkuptime e ide të shtrembra tek lexuesit. Më të dhënë për këtë proces kanë qenë Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu. Kjo është një tendencë e njohur në botën perëndimore dhe ka marrë një zhvillim kohët e fundit në Kosovë e si rrjedhim në vendin tonë u fut si rezultat i kontakteve tona me poetët dhe krijimtarinë e tyre në Kosovë.

“...Përveç pasojave që pati në krijimtari kjo veprimtari, pasoja të rënda shkaktoi në ndarjen në breza të krijuesve dhe në hedhjen në luftë midis tyre. Në fakt shenja të ndarjes në breza ka pasur edhe para vitit 1960, por kjo ndarje u bë më e dukshme dhe me pasoja pas viteve 1960.

 Sidomos në vitet e fundit, unë inkurajova një ndarje të tillë. Me pikëpamjen e ndarjes së brezave ka qenë edhe Xhevahir Spahiu. Si rezultat i kësaj ndodhën gabime të llojeve të ndryshme krijuesish me koncepte dhe shije të ndryshme në bazë shoqërie, njohje, në bazë estetike ose interesa të tjera, deri tek ato lokaliste.

Shumë krijues u tërhoqën, u bënë të pakënaqur për trajtimin që u bëhej si nga unë dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, ashtu edhe nga i ashtuquajturi brez i ri. Disa nga të rinjtë si Ali Oseku, hidhnin edhe fjalë fyese ndaj ish pedagogëve të tyre, duke i quajtur thjesht bojaxhi. Duke vepruar në këtë mënyrë u inkurajuan të rinj me pikëpamje të shtrembra ideo-artistike, të cilët u bënë propagandues të shfaqjeve të huaja në letërsinë dhe në artet tona, siç ishin Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Sulejman Mato, Faslli Haliti, Moikom Zeqo, Ali Oseku, Llambi Blido, Ksenofon Dilo, Nikolla Zoraqi, Shpëtim Kushta, Kristaq Dhamo, Minush Jero e ndonjë tjetër që s’më kujtohet. Kundërshtimet dhe acarimet midis këtyre grupeve shkuan duke u trashur. Unë këtu gabova sepse mora anën e të rinjve. Këtë e bëra për vetë pikëpamjet e vjetra që kisha në këtë drejtim qysh kur punoja me rininë...”

Disa të dhëna të tjera:

Xhevahir Spahiu, kur ka qenë në Përmet, ka pasur shoqëri me Arziko Ismailin, ish sekretare e Komitetit të Partisë, e dënuar kohët e fundit, me 10 vjet privim lirie për veprimtari armiqësore.
Mbas arrestimit të Arziko Ismailit, në shtëpinë e saj, gjatë kontrollit, është gjetur një material për një të ashtuquajtur “simpozium mbi rakinë”. Në këtë material bëhet fjalë, midis të tjerave, për tema e kumtesa që përçmojnë dhe ironizojnë mësimet e klasikëve të Marksizëm leninizmit dhe zhvillimin e këtyre mësimeve në mënyrë krijuese nga Partija t’onë. Aty, janë planifikuar tema të tilla si:

-Ç’kanë thënë klasikët për rakinë.

-Lufta kundër ideollogjisë borgjeze që nënvleftëson rolin e rakisë në revolucion.

-Rakija dhe e ardhmja e njerëzimit.

-Përmeti, si pellgu më i lashtë i rakisë.

-Etimologjija e fjalës raki dhe zamzane.

-Artitektura e klubeve të rakisë.

-Recitim nga Omer Kajami.

-Si duhet t’i prodhojë gotat e rakisë fabrika e Kavajës.

-Ndarja e çmimeve për të dalluarit në këtë fushë.

-Përshëndetje e pionierëve.

-Telefon komunales për gotat e thyera.

-Ç’mendohet për ngritjen e fabrikave të reja të rakisë.

-Kur duhet të fillojë femra të pijë rakinë.

-Vërejtje mbi projektbuxhetin e rrethit.

-Detyrat e kontrollit punëtor për zbatim të këtyre detyrave.

Arziko Ismaili, e pyetur në gjyq ka deklaruar se ky material është përgatitur nga Xhevahir Spahiu, në zyrën e saj, kur ajo ka qenë sekretare partie.

Duke u mbështetur në materialet e mësipërme, arrijmë në:

KONKULUZION

Për Xhevahir Spahiun: Të informohet Partia dhe materiali të ruhet.

PËRGJEGJËSI I GRUPIT HETIMOR                     PËRGJEGJËSI I GRUPIT OPERATIV
             /Elham Gjika/                                                               /Nevzat Haznedari/

© Corovoda Online /  Naim Zoto - Interviste me Arshin Xhezo

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA