• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Foto: Lirza pret 8 Gushtin - Festa e Përvitshme në një ndër Perlat e Natyrës Skraparase

Si çdo gusht, Lirëza është destinacioni i parë për adhuruesit e një natyre joshëse mes Ahishtes, Ujit Natyral të Ftohtë, Një Panorame spektakolare si dhe promemories historike të datave të almanakut skraparas. Çdo datë 8 Gushti, me dhjetra janë vizitorët të cilët zgjedhin këtë vend për piknik dhe mbi të gjitha në kujtim të 8 Gushtit 1944 që njihet ndryshe si Festa e Helmësit. Corovoda Online përpara se të zbarkoj në historikun e kësaj date, ju jep disa elemente natyrorë të vendit magjik.
Lirza ndodhet në juglindje të Skraparit në lartësitë 1.750 metra mbi nivel deti pranë fshatrave Potom dhe Backë. Falë punimeve të kontraktorëve të Gazsjellësit TAP, rruga është përmirësuar ndjeshëm çka ndryshe nga vite më parë mundësohet një lëvizje më komode me automjete. Në mes të një pylli me Ah, në një sipërfaqe pyjore prej 50 hektarësh ndodhet edhe një shesh i madh ndërsa livadhet zënë afro 7 hektarë. Këtu flitet vetëm me ngjyrën e gjelbër, dhe për shkak të lartësisë, nata dhe mëngjeset janë të freskëta.
Por mbi gjithçka 8 Gushti ka rëndësi historike. Kjo pasi në 8 Gusht 1944 u mbajt Kongresi i Parë i Rinisë së Bashkuar Anti-Fashiste Nacional Çlirimtare, i njohur ndryshe me emërtesën BRASH (Bashkimi i Rinisë Antifashiste Shqiptare).

Në një pikë të ngritur të sheshit qëndron një lapidar historik në kujtesë të kësaj date. Mendohet se Enver Hoxha në këtë vend qëndroi afro 7 muaj. Rruga Automobilistike për të shkuar deri atje ndjek segmentin Çorovodë - Potom - Helmës dhe zgjat afro 36 kilometra. Udhëtimi është panoramik pasi mund të shihni Skraparin e lartësive dhe majave të larta. Në Imazhet shoqëruese shkojmë me disa pamje aktuale të Lirëzës, Helmës Skrapar si dhe një imazh arkiv.  Për pamje më të qartë ju mund të klikoni mbi foto.









Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA