• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Koordinata X: 81 Vjetori i Rënies - Foto të Rralla - Çfarë duhet të dimë mbi Heroin Riza Cerova.

Në 23 Gusht Skrapari nderon në promemorie Ditën e rënies së Heroit. Corovoda Online dhe Koordinata X duke dashur të japim informacione që besojmë se janë të nevojshme për secilin prej nesh, zbret në këtë shkrim si kur më parë me një mori të dhënash mbi Heroin Riza Cerova.

Në një dokument të datës 27.08.1935 në Zyrën Sekrete të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme ( të quajtur në atëkohë ), në shkresën me numër 1185/606 Res përshkruhej mënyra sesi u vra Riza Cerova.

Gjithçka merrte shtysë nga raportimi i një gruaje të cituar në shkresë me emrin Esma Avdyli, nga katundi Krosnisht, e cila njoftoi se çeta e Riza Cerovës kishte shkuar në 23  gusht 1935 në shtëpinë e saj për t'u strehuar gjatë natës. Organet e ndjekjes u vunë menjëherë në kërkim dhe në datë 24 gusht 1935 u vërtetua se çeta e Riza Cerovës ishte futur në pyllin e quajtur "Bubullimë" që i përkiste katundit Marjan të Mokrës.

Xhandarmëria u fuqizua për t'i ndjekur dhe për t'i gjurmuar gjatë rënies së natës sipas planit të tyre duke shfrytëzuar errësirën. Në orën 23:00 të mbrëmjes nga luftimet, forcat e xhandarmërisë lanë të vrarë disa eksponentë që po ndiqnin çetën mes të cilëve Hekuran Duro Panariti dhe Dule Shaqiri.

Por sapo kaloi ora 23:00 errësira zaptoi pjesën e rrethuar. Xhandarmëria raportoi se në mëngjesin e datës 25  gusht1935 trupi i Riza Cerovës u gjet i vdekur ndërsa u kap kushëriri i tij, Shuaip Hyseni i mbetur i plagosur.

Në dokumentin e asaj kohe Prefekti i Korçës, Ismet Kryeziu i kërkonte autoriteteve shpërblim për plakën Esma Avdyli që u kishte raportuar tek autoritetet. Në foton bashkëngjitur, në një imazh bardh e zi, jepet vendi ku mendohet se u vra Riza Cerova i qarkuar prej nesh nën një rreth të bardhë.

Por qëndrimi historik sipas dokumenteve, jep një paqartësi në datën e vdekjes së Heroit. Ajo që njihet më së shumti është data 23 gusht 1935 si data e rënies së Riza Cerovës ndonse dokumenti i mësipërm e parashtron se si datë rënie ishte data 25 Gusht 1935.
 
Gjithësesi, kjo e martë 23 gusht 2016 përkon me 81 vjetorin nga dita e rënies së Heroit Riza Cerova.

Në rubrikën Koordinata X , Corovoda Online në një ripërjetësim përpiqet të sjellë disa ndër aspektet kryesore të jetës dhe veprës së Heroit.

Riza Cerova lindi në 28 janar 1896 në një familje të varfër skraparase. Prindërit e tij, Musa dhe Zylkade Cerova ndikuan fuqishëm në formimin atdhetar të Rizait me dashurinë për Atdheun. Në vitin 1903 Riza Cerova me vëllain e tij, Ali Cerovën shkuan pas të atit në Turqi e më pas në Greqi. U kthyen në Shqipëri në vitin 1910. Riza Cerova vijon shkollën shqipe të Korçës, ndërsa në Berat studimet vijuan në shkollën "Babë Dude Karbunara" dhe "Shazie Bakiu". Në vitin 1911 merr pjesë në çetat patriotike të Tajar Vëndreshës, Ali Farmaqi, Sulejman Spatharës etj. Në dhjetor të vitit 1912 Riza dhe Ali Cerova morën pjesë në radhët e forcave vullnetare të Skraparit në luftimet kundër grekëve në betejat e Qafës së Martës, Kokojkës (Frashër), Qafës së Kazanit, Taroninës, Tendës së Qypit e Qafës së Sofiut, ku Riza Cerova u plagos.

 Në vitin 1919 në Komitetin e Shpëtimit Kombëtar të Skraparit Kryesia përbëhej nga:

Hysen Zaloshnja (kryetar)
Maliq Vlusha (anëtar)
Riza Cerova (anëtar)
Ali Koprencka (anëtar)
Servet Zaloshnja (anëtar)
Sinan Ylli (anëtar)
Pasho Hysi (anëtar)
Avni Kapinova (anëtar)

Në vitin 1920 Riza Cerova me 300 forca të Skraparit shkoi në mbrojtje të Kongresit të Lushnjes. U emërua oficer i ushtrisë shqiptare. Mori pjesë aktive në Luftën e Vlorës, bashkë me patriotë vullnetarë nga gjithë Skrapari dhe zhvilloi luftime në Përmet, Leskovik, Tepelenë e Vlorë.

Në vitet 1920 – 1924 Riza Cerova zhvilloi aktivitetin patriotik në Vlorë, Gjirokastër, Elbasan, Mirditë, Berat, Dibër e Kosovë.

Në 1922 gazeta “Drita e Atdheut” shkruan: “Për këtë energji të pashembullt dhe për këtë sukses të famshëm që meriton çdo lavdërim dhe mburrje, përgëzojmë trimin e ri, kapitenin Riza Cerova”.

Në vitin 1923 Rizai bëhet anëtar i Shoqërisë “Bashkimi”. Ai bëri betimin para Avni Rustemit dhe seksionit të “Bashkimit” për Tiranën. Gjatë revolucionit demokratik të Qershorit 1924, Riza Cerova ishte protagonisti kryesor për organizimin dhe veprimet konkrete të saj me patriotë skraparas si Muço Kapinova, Pasho Hysi, Avni Kapinova, Riza Vala, Sulejman Qafa, Nuri Vlusha, Sinan Leshnja etj.

Dështimi i Revolucionit Demokratik të Qershorit bëri që Riza Cerova të qëndrojë i arratisur në Skrapar dhe Elbasan dhe më 2 shkurt 1925 shkoi në Greqi.

Në vitin 1926 ai i shkruan një letër nënës së tij. Më pas ai ishte një ndër iniciatorët për krijimin e KONARE dhe më vonë i Komitetit të Çlirimit Nacional.

Në shtypin e kohës Riza Cerova ka publikuar disa artikuj në gazeta të tilla si:

Kuvendi – Itali 1911 – 1919
Drita – Gjirokastër 1920 – 1921
Populli – 1923 – 1924
Republika – Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1926
Idealisti – Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1926
Federacioni Ballkanik – Austri, Gjermani – 1927 – 1934
Shqipëria e Re – Rumani 1926 – 1934
Liria Kombëtare – Zvicër 1935
Pseudonimet që përdorte në shtypin e kohës me kryesoret ishin “R”, “R.C” “Ali Riza Cerova”, “Musa Kasapi” 1924, “E verteta”, “Ushtima e Tomorrit”, “Qafa e Sofiut”, “Tomorri”, “Skraparasi”, “S”, Hoxha inganxhi”, “L malarik”.

Mori pjesë në shoqëritë dhe partitë politike si “Partia Popullore”, Shoqëria Bashkimi, MPOR, Partia Komuniste Greke, Partia Komuniste Gjermane, Organizata e Çlirimit Nacional.

Gjatë emigrimit në vende të ndryshme ai ka punuar në këto shtete si Greqi, Belgjikë, Gjermani, Austri, Bullgari, Rumani, Iran, Pakistan, Arabi, Rusi, Kinë (rajoni i Mancuri) dhe Indi.

Në vitin 1935 merr pjesë aktivisht në kryengritjen e Fierit. Qeveria e Zogut mori hakmarrje ndaj atyre që kishin marrë pjesë në Lëvizjen e Fierit.

Vritet në 22 gusht 1935 dhe Corovoda On Line publikon një imazh të çasteve të një ditë më vonë të trupit të vrarë të Riza Cerovës.

Riza Cerova vdiq kështu në moshën 39 Vjecare.

Heroi i Popullit la pas bashkëshorten Ruze Cerova si dhe 2 femijët Tomorr Cerova dhe Drita Cerova. Emri i tij është bashkëshoqërues i jetës së përditshme në Çorovodë dhe Poliçan ndërsa një sërë promemoriesh, institucionesh etj mbajnë emrin e Heroit.
©F.Kaloci Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

PERSONALITETI 2018 PËR SKRAPARIN

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA