Deputetja Silva Caka Uron 74 Vite Çlirim të Çorovodës. Postimi u bë në një rrjet social **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Deputetja Silva Caka Uron 74 Vite Çlirim të Çorovodës. Postimi u bë në një rrjet social

Fatjon Kaloci
5.9.16
Ndërsa rrjetet sociale të personave të ndryshëm nga Skrapari thuajse këto ditë si kurrë më parë në vite të tjera, kanë dedikuar Statuse apo mesazhe për miqtë e rrjeteve të tyre shoqërore, urimet e festës erdhën edhe nga Deputetja Silva Caka. Në një status të veçantë në rrjetin facebook, Caka uroi 74 vjetorin e Çlirimit. Në tekstin e dedikuar rreth mesditës së 5 shtatorit 2016 në faqen zyrtare shkruhej urimi për gjithë Çorovodën:
"Të gjithë ne, kemi patur ose fatmirësisht kemi akoma, gjyshër a gjyshe që n'a tregojnë për luftën dhe për trimërinë e shokëve të tyre, të mbetur gjallë apo të rënë në luftë. Për të përjetësuar heroizmin dhe veprën e tyre, është e rëndësishme që ne, brezat pasardhës t'i kujtojmë dhe t'i nderojmë.
Gezuar 74 vjetorin e Çlirimit, Çorovoda jonë e dashur!
Lavdi të përjetshme atyre që dhanë jetën për ty e gjithë Shqipërinë!"



Corovoda Online