• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Incidente në Çorovodë gjatë ndeshjes. Arbitri rrihet në fushë. Ndeshja ndërpritet në minutën e 91

Dhuna dominoi në minutat e fundit të takimit Skrapari - Përmeti. Lojtarë dhe persona të tjerë shkelmuan me grushte dhe goditje arbitrin kryesor të ndeshjes kur ky i fundit i akordoi një Skraparit një goditje 11 metërshi. Në këtë moment Skrapari ndodhej në dizavantazhin e takimit pasi rezultati ishte 1 - 2 në favor të Përmetit. Ka qënë pikërisht momenti i akordimit të penalltisë ai që tensionuar situatën për përmetarët. Gjyqtari E.Allia u godit me shkelma dhe grushte dhe situata u tensionua në atë mënyrë sa arbitrat e takimit u detyruan të futen menjëherë në dhomat e zhveshjes. Burime cituan se të parët në reagime kundërshtie ndaj vendimit të arbitrit kanë qënë Kapiteni i Skuadrës së Përmetit si dhe zëvendës traineri i Ekipit Mik. Brenda pak sekondash në fushë ndërhynë forcat policore por shfrytëzimi i këtyre momenteve ndodhi duke favorizuar edhe hyrjen e tifozëve në fushë. Takimi u ndërpre ndërsa u mësua se arbitrit të takimit iu dha ndihma mjekësore në dhomat e zhveshjes dhe nuk pranuan rikthimin në fushë.  Skrapari dhe Përmeti po luanin takimin e vlefshëm për javën e 10 - të të Kategorisë së Dytë / Grupi B. Pas incidentit drejtues të Skraparit i dënuan këto akte të tepërta aq më shumë të ndodhura në momentet e fundit të takimit. Skrapari kërkon 3 pikëshin në tavolinë nga këto akte. Ndërsa drejtues të ekipit të Përmetit theksojnë se sipas tyre kjo penallti është inekzistente dhe se i njëjti arbitër sipas tyre kishte vepruar po në të njëjtën mënyrë në një ndeshje të mëhershme të përballjes së Përmetit me Butrintin. Do të jetë FSHF dhe Komisioni i Disiplinës ata që do të vendosin mbi takimin e ndërprerë në minutën e 91
Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA