• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

"Përplasja e Madhe" - Skrapar - Vijon Telenovela e Këshillit - Përplasja mes 3 institucioneve mund të çoj në mbi 140 pushime nga puna

Imazh Arkiv - 14 dhjetor 2018
Ndërsa në 5 janar skadon afati ligjor i Miratimit të Buxhetit 2019 për Bashkinë Skrapar, i ftohti i kësaj të premte thelloi ftohtësinë institucionale mes tre institucioneve të përfshira në çështje. Burime thanë për Corovoda Online, se këtë të premte 4 janar 2019 u mbajt një mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar, por nuk u mësua se kush e thirri këtë mbledhje. Këshilltarët socialistë dhe të mazhorancës në këshill u rimblodhën për Miratimin e Buxhetit 2019 por pa praninë e përfaqësuesve të Bashkisë. Urdhërat politikë sa duket kanë qënë edhe këtë herë më të fortë sesa korniza ligjore, i një ngërçi të pakuptimtë që prej 20 ditësh po çorodit Çorovodën.
Por si ka ardhur ky ngërç, për sa ne kemi ndjekur nga larg dhe afër zhvillimet në fjalë, ne po përgjithësojmë disi më kryesoret e përplasjes institucionale, që mund të riskoj jo vetëm institucinalisht por fatkeqësisht mbi 140 punonjës që kërkohet të hiqen nga puna.
Më herët:
Në monitorim në web në faqen vendime.al, në 26.06.2018 ky këshill me 12 vota Pro ka marrë vendim për "Miratimin e Projekt Dokumentin e Parë të Programit Buxhetor Afatmesëm 2019 - 2021".

Në mesdhjetor 2018, Kryetari i Bashkisë ka thirrur Këshillin Bashkiak për Projekt Buxhetin 2019 të Bashkisë. Në një mbledhje të zhvilluar me tensione debatet nisën kur Grupimi i Këshilltarëve Socialistë përfshiu në rend dite një propozim i cili duhej të shqyrtohej përpara se të Miratohej Buxheti. Propozimi në thelb synonte të caktonte fillimisht Numrin Maksimal të Punonjësve të Bashkisë ( gati 246 çka do të thoshte se më shumë se 140 punonjës të tjerë duhej të pushonin së punuari ) duke kërkuar edhe që disa Njësia Administrative të Bashkoheshin. Po ashtu për socialistët u kërkua që niveli i pagës të ishte 100%. Edhe përse kjo çështje përfshiu debatet, ky propozim u miratua për shkak të numrave që ka këshilli në mazhorancë i PS.  Kjo mbledhje u përfshi në debate dhe nuk miratoi Buxhetin. Sipas përfaqësuesve të Bashkisë Skrapar miratimi i Numrit të Punonjësve pa u miratuar Buxheti nuk është ligjor. Sipas tyre kjo bie ndesh me Ligjin 139/2015 "Për Vetëqeverisjen Vendore" Ku flitet për detyrat dhe Kompetencat e Këshillit. Në Nenin 54 gërma dh) thuhet se: " Këshilli Miraton Buxhetin. Me miratimin e tij, është miratuar edhe Numri i Punonjësve"
Tekstual "
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu,edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;

Ky ishte edhe ngërçi që përplas Institucionin e Bashkisë dhe të Këshillit. Pasi Këshilli bëri disi të kundërtën. Miratoi Numrin e Punonjësve por jo buxhetin. Ajo që duhej të kishte ndodhur në fakt në një situatë ideale, do të duhej të ishte e thjeshte: Të nisnin diskutimet për buxhetin, ( gjë që nuk ndodhi ) dhe më pas me rezervat apo propozimet e tyre, mund të kërkohej Rishikim i buxhetit sipas Propozimeve të Këshilltarëve dhe shtyrjen e Miratimit të Buxhetit për më vonë. Por miratimi i Numrit të Punonjësve pa u miratuar Buxheti do të kërkonte transformim tërësor të zërave buxhetor dhe shpërndarjes së tyre, kur po ky këshill muaj më parë kishte miratuar Buxhetin Afatmesëm 2019 - 2021 me përbërjen e zërave buxhetor".

Mbledhja e parë u mbyll për shkak të një vendimarrje jo ligjore sipas Bashkisë, e cila i referohet Ligjit të sipërpërmendur sipas së cilit Këshilli Miraton ose Nuk Miraton Buxhetin. Në të dyja rastet Këshilli nuk kishte sesi të miratonte Numrin Maksimal të Punonjësve në rast se Buxheti nuk ishte Miratuar.

Në këto rrethana, hyn në lëvizje institucioni i Prefektit. Ky i fundit thërriti më herët në 28.12.2018 Mbledhjen e Radhës për Buxhetin 2019 dhe atë afatmesëm. Në fakt, në 28.12.2018 në Sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak u paraqitën përfaqësues të bashkisë, Prefekti dhe disa institucione të tjera, por përmes një komunikimi verbal Kryetari i Këshillit tha se Mbledhja do të anullohej.

Mospatja e një njoftimi për anullimin e mbledhjes së thirrur nga Prefekti, hapi një rast të paprecedent në historikun e funksionimit të Këshillit Bashkiak në Skrapar. Kjo sepse edhe afatet kohore, skadonin. Po në të njëjtin ligj 139/2015 "Për Vetëqeverisjen Vendore" në nenin 58 pika 2 flitet për togfjalëshin "10 ditë nga data e mbarimit të këtij afati". Më vonë, do të shohim se ku qëndron "afati" por po i referohemi së mësipërmes 139/2015 Neni 58 pika 2 ku thuhet teksualisht:
"Këshilli bashkiak shpërndahet para kohe me vendim të Këshillit të Ministrave edhe kur:
a) nuk miratohet buxheti brenda afatit të përcaktuar në ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor. Në këtë rast prefekti i kërkon kryetarit të bashkisë të thërrasë mbledhjen e këshillit bashkiak, e cila duhet të mbahet jo më vonë se 10 ditë nga data e mbarimit të këtij afati. Në rast se edhe në këtë rast këshilli bashkiak nuk arrin të miratojë buxhetin, vendoset shpërndarja e tij para kohe;"

Afati sidomos kur flitet për aktin më të rëndësishëm siç është ai i buxhetit, gjendet në Nenin 41 të Ligjit për Financat Vendore Nr.68/2017.
4. Në rastin kur buxheti nuk miratohet brenda afatit të përcaktuar në pikën 3, të këtij neni, prefekti i kërkon kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore thirrjen e një mbledhjeje të dytë të këshillit, e cila duhet të mbahet jo më vonë se data 5 janar e vitit pasardhës. Nëse edhe në këtë rast këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore nuk arrin të miratojë buxhetin, Këshilli i Ministrave vendos shpërndarjen para kohe të tij.
5. Në rast të mosmiratimit të bu xhetit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, sipas pikës 4, të këtij neni, kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore zbaton procedurat për buxhetin e përkohshëm vendor, sipas legjislacionit në fuqi.

Edhe në këtë rast, e drejta që kanë këshilltarët për të propozuar ndryshime në buxhet është e kornizuar sipas Nenit 5 dhe 6 të Ligjit 68/2017, konkretisht:
Neni 5
Parime dhe rregulla të disiplinës fiskale dhe të financimit të funksioneve vendore
Në menaxhimin e financave vendore, njësitë e vetëqeverisjes vendore ndjekin parimet e përcaktuara në ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë dhe në këto parime:
a) Në hartimin e buxhetit vjetor dhe të programit buxhetor afatmesëm njësitë e vetëqeverisjes vendore bazohen në parashikime realiste të të ardhurave dhe shpenzimeve faktike të viteve të mëparshme.
b) Ndryshimet në politikën fiskale vendore të taksave dhe tarifave vendore miratohen me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, jo më vonë se 30 ditë pas miratimit nga Kuvendi të ndryshimeve në legjislacionin fiskal, me impakt në të ardhu rat e vetëqeverisjes vendore. Vendimi i këshillit i njësisë së vetëqeverisjes vendore për detyrimet fiskale vendore publikohet brenda 15 ditëve nga miratimi i tij.
c) Njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet të sigurojnë financimin e prioriteteve strategji ke të njësisë, në përputhje me politikat sektoriale e ndërsektoriale kombëtare dhe me nevojat e komunitetit, të cilit i shërbejnë.
ç) Programet buxhetore afatmesme dhe projektbuxhetet vjetore vendore konsultohen me komunitetin dhe grupet e interesit në n jësinë e vetëqeverisjes vendore.
d) Njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk mund të ulin nivelin e taksave apo të tarifave vendore në buxhetin e vitit të fundit të mandatit të tyre, me përjashtim të rasteve kur ekziston një plan i detajuar ndër vite, i cili është miratuar nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore.
dh) Me qëllim përdorimin me ekonomi, efiçencë dhe efektivitet të burimeve financiare publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të bashkëpunojnë me njëra -tjetrën në realizimin e përgj egjësive të tyre, përfshirë konsultimin dhe koordinimin e prioriteteve strategjike.
e) Detyrimet tatimore të pambledhura në kohë, prej më shumë se 18 muaj nga afati i caktuar në legjislacionin në fuqi për pagesën e taksave dhe tarifave vendore, nuk përfs hihen në parashikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve në projektbuxhetin për vitin buxhetor pasardhës. Përdorimi i të ardhurave shtesë nga mbledhja e detyrimeve tatimore të pambledhura në kohë i nënshtrohet procesit të rishikimit të buxhetit vjetor, sipas përcaktimeve të nenit 46 të këtij ligji.

KREU II ROLI DHE PËRGJEGJËSI TË E ORGANEVE NË MEN AXHIMIN E FINANCAVE VENDORE
Neni 6
Kompetencat e këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore
Këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore miraton:
a) drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme publike në fushën e financave të njësisë;
b) prioritetet strategjike të zhvillimit të njësisë vendore;
c) rishikon politikat fiskale vendore, në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
ç) programin buxhetor afatmes ëm të njësisë së vetëqeverisjes vendore;
d) buxhetin vjetor të njësisë së vetëqeverisjes vendore;
dh) huamarrjen vendore dhe marrjen e masave për sigurimin e qëndrueshmërisë së sistemit të menaxhimit financiar të njësisë së vetëqeverisjes vendore.


Telenovela e përplasjes institucionale duket se do të vijoj, pasi pyetjet që lindin janë të shumta, e përpos tentativa interpretuese juridike apo llogjike, ajo që mbetet është Këshilli ka miratuar një Buxhet por jo atë që ka propozuar Bashkia, sipas ndarjeve të zërave buxhetor. Po ashtu edhe Buxheti afatmesëm i miratuar nga Ky Këshill pak kohë më parë rriskohet duke krijuar ngërçe funksionimi.
Ndërsa pak kohë më parë u fol për decentralizim në funksion të shërbimeve të njësive vendore politika duket se flet në gjuhën e centralizimit, që lëviz në robusin "Topin e Kam Unë - Penalltinë e Gjuaj vetë", ndërsa mbi 140 familjarë duhet të shpresojnë të jenë ende në punë në qytetin e varfër e me një shtrirje gjeografike të gjerë, ku "Shteti" duket vetëm nga përfaqësia vendore, që përmes këtyre përpjekjeve po e zbehin jetën e vështirë, të këtij dimri që zgjat sa një jetë, mes halleve dhe përpjekjeve për një vend pune dhe ushqimit për të përditshmen.

Editorial  / Corovoda Online



 

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA