• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Avokatja e njohur viziton Zaloshnjen - Rruga zhgënjim: "Në asnjë zonë të Shqipërisë nuk ka rrugë aq të shkatërruar si ajo Berat - Çorovodë"

Ndërsa edhe këtë vit u festua në ndërrim datat 19-20 Gusht në Zaloshnje, festa lokale e banorëve të zonës, shqetësimet mbeten ende aty, në Skraparin e largët. Avokatja e njohur Nexhmije Beqiri, së fundmi një ndër zërat e skermit televiziv News 24 në formatin me "Zemër të Hapur", përmes një përshtypjeje të saj në udhëtimin drejt Skraparit, me hostenin e fjalës godet disi realitetin e dhimshëm të zonës. Përmes një rrjeti social, pas vizitës 2 ditore në Skrapar ajo shkruan ndër të tjera:
"Ishim dje në Zaloshnjë, Skrapar. Sivjet në klasën e parë kishte vetëm një nxënës. Nuk ka ujë në shtëpi, megjithëse ujë ka kudo ku hedh këmbën... 20 kilometra rrugë nga Çorovoda në Zaloshnje, ku duhej të udhëtoje me makinë "lufte".
Njerëzit ikin nga fshati...

Pashë dje njerëz të dashur, mirënjohës për çdo punë të dobishme që bën, mikpritësa, punëtorë, gra të zonja për shtëpi e punë bujqësie a blegtorie, atdhedashës, të shkolluar, tradicionalë, liridashës, por të nëpërkëmbur, të abandonuar nga shteti...
Një fshat i bukur pas malit të Zaloshnjës, në 2.100 metra lartësi mbi nivelin e detit, 20kilometra nga Çorovoda.
Kemi lëvizur në gjithë Shqipërinë për punë, për t'a njohur mirë vendin tonë, por... në asnjë zonë të Shqipërisë nuk ka rrugë aq të shkatërruar si ajo Berat- Çorovodë, dhe nuk ka rrugë më rraskapitëse dhe të rrezikuar si ajo Çorovodë - Zaloshnjë. Domethënë, në 45 vjet socializëm e 30 vjet demokraci, ai fshat nuk ka një rrugë normale për të zbritur në Çorovodë, qëndrën administrative të tyre...
Më e turpshmja: mali i Zaloshnjës grryhet prej vitesh e dalin masive pllakash mermeri, firma private fiton miliona euro prej tyre dhe nuk ka një mur mbrojtës anash rrugës, e ti ecën me frikën se mund të përfundosh në humnerë.

Një fshat nga 200 shtëpi në 1990 sot ka... 40 shtëpi ku jetojnë banorë..
Nuk ka një infermier në fshat...
Sivjet në klasën e parë ka 1 nxënës..
Kush mundet ikën nga ai fshat me ujë pafund, por që nuk pikon në çezmat e tyre...
Kush "do vrasë mëndjen" për atë fshat ???


©Corovoda Online / Facebook / N.B.

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA