Therepel: Festa bektashi. Kreu i Bektashinjve Baba Mondi në 7 korrik në Teqenë e Therepelit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Therepel: Festa bektashi. Kreu i Bektashinjve Baba Mondi në 7 korrik në Teqenë e Therepelit

Fatjon Kaloci
2.7.14
Kreu i gjyshatës bektashi, Baba Edmond Brahimaj do të jetë të hënën e ardhshme në fshatin Therepel ndërsa do të marri pjesë në festën e përvitshme në Teqenë e këtij fshati. Festimet do të nisin rreth orës 10:00 të së hënës 7 korrik 2014 ndërsa do të ketë edhe të pranishëm të tjerë. Në një info të shpërndarë në një rrjet social thuhet se do të ketë edhe prani të disa deputetëve apo ministrave. Gjatë ditës do të mbahet edhe aktivitet kulturor me këngë kryesisht të muzikës popullore si Kleant Shehu & Band. Në Therepel, çdo vit besimtarë bektashi mblidhen dhe falen së bashku pranë objektit të kultit bektashi që u ngrit nga Baba Beluli një bir i Therepelit që pas studimeve fetare në Turqi u rikthye ne vendlindje ku gjatë viteve 1930 ndërtoi edhe Teqenë që edhe këtë vit si çdo vit do të mirëpresi bektashinjtë e mbarë zonës.
©Corovoda Online