Corovoda Online ndalet në vijim në jetëshkrimet e dy kandidaturave të përballjes elektorale të 25 Qershorit 2017 në Skrapar. Më tepër sesa një sfidë juristash mes tyre, kjo garë elektorale është më së shumti një përballje e forcës së subjektit politik që ata përfaqësojnë. Ndjekim më poshtë shkurtimisht jetëshkrimet e kandidatëve kryesore për elektoralet 2017.
Adnor Abedin Shameti |
Silva Maksim Caka |
 |
Kandidat i PS |
Lindi në 12 maj 1973 në qytetin e Skraparit. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e
Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, dega Juridik. Në vitin 2008 ka marrë
titullin Doktor i Shkencave në Drejtësi. 1993-1994 Specializim në
arenën ndërkombëtare, Hollandë. Në veprimtarinë profesionale ka një
veprimtari shumë të pasur në fushën e drejtësisë. Në vitet 1995 e në
vazhdim Avokat, antar i Dhomës së Avokatisë Tiranë 2006-2014. Drejtues
në një universitet privat.
Vizita e kualifikime të shumta në vende të Bashkimit Europian dhe
SHBA, si dhe pjesmarrje në koferenca të shumta brenda dhe jashtë
vendit. Autor i parë dhe bashkëautor në disa botime dhe artikuj
shkencorë të publikuara brenda dhe jashtë vendit. Zoti Shameti është
zgjedhur kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvendin 2017 në Qarkun
Berat, propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë. |
 |
Kandidate e LSI |
Lindi në 25 dhjetor 1987 në Çorovodë, Skrapar. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë, dega Juridik. Juristja e re vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përfunduar studimet Master /
Shkencor, në Institutin e Studimeve Europiane për Diplomaci dhe
Marrëdhenie Ndërkombëtare. Lobuese e fortë për
çështjet gjinore dhe raportin e politikës ndaj gruas dhe rolit të saj
në vendimarrje. E çertifikuar në disa trainime ku spikasin "Akademia
Rajonale Politike" (2013) Organizuar nga National Democratic Institute
si dhe më herët (2012) nën tematikun trainues për "Lobim dhe Avokim me
Partitë Politike dhe Median, për Çështjet Gjinore".Në
Legjislaturën 2013 - 2017 ajo është anëtare e Grupit Parlamentar të
Lëvizjes Socialiste Për Integrim dhe anëtare në disa komisione
parlamentare si ai mbi Çështjet Ligjore, Administratën Publike, Të
Drejtave të Njeriut etj. Në periudhën 2011 - 2013 kontributi profesional
i saj
u dha në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore në Shqipëri. Zonja Caka është
zgjedhur kandidate për deputet në zgjedhjet për Kuvendin 2017 në Qarkun
Berat, propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. |