Xhafer Ibro - Qytetar Nderi i Skraparit - Titulli i lartë (pas vdekjes) - Kush ishte ai që të gjithë e thërrisnin Profesor Xhafa? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Xhafer Ibro - Qytetar Nderi i Skraparit - Titulli i lartë (pas vdekjes) - Kush ishte ai që të gjithë e thërrisnin Profesor Xhafa?

Fatjon Kaloci
31.3.21
Xhafer Ibro, u lind në Backë, Skrapar në 01.12.1947. Prindërit, Arshi dhe Veno, i falën atij fisnikërinë dhe emrin e mirë të familjes që ndër breza kishte dhënë kontribut në çështjen kombëtare dhe ruante më së miri vlerat patriotike. Xhaferi, ishte fëmija i parë dhe si i tillë do të kishte më shumë përgjegjësi dhe detyrime për tre vëllezërit dhe pesë motrat e tjerë, tek të cilët ai do të ishte si një model frymëzimi. Për shumë vite jetoi dhe punoi në Skrapar ku përkrahja e familjes Bejazes (bashkëshortes) dhe Milenës dhe Glorianës do t’a bëntë atë më të motivuar. Njohës i disa gjuhëve të huaja, lexues dhe studiues i rrallë dhe brenda pak viteve, breza e breza nxënësish do t’a thërrisnin “presor Xhafa”, kjo falë edhe aftësive të tija të shkëlqyera në pedagogji e mësimdhënie ku nxënësit i vinte gjithnjë në qëndër të gjithçkaje. Xhafer Ibro, ishte një prej pedagogëve të njohur në vend në lëndën e Matematikës. Këmbëngulja në profesionalizëm dhe përpjekja për të sjellë ide të reja në mësimdhënie do të kulmonte me ngritjen prej tij, të së parit Kabinet Matematike, në shkollën e mesme të përgjithshme “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë. Autor i shumë artikujve shkencorë dhe botimeve të ndryshme në organet e kohës, viteve vijuese ai do të mbante edhe detyrën e Drejtuesit të Arsimit. Në Tiranë, për disa vite ai shërbeu në detyrën e lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, si Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Xhafer Ibro u nda nga jeta në 26.07.2014