|
Pamje nga Çorovoda - Shtator 2018 ©Corovoda Online |
Policia ka referuar në Prokurori dy shtetas lidhur me një ngjarje që ndodhi të shtunën e 15 shtatorit 2018. Sipas policisë, një ditë më parë dy shtetas të dy të moshës 23 vjeçar kanë qënë protagonist të sherri që degjeneroi në dhunë ndaj një personi të tretë që pësoi disa lëndime. Sipas policisë i lënduari u identifikua me inicialet A.Sh. Gjatë konfliktit dy të rinj 23 vjeç nga fshati Mollas, Skrapar përdorën edhe sende të forta duke e goditur disa herë shtetasin A.Sh. Ngjarja ndodhi të shtunën, një ndër ditët e konsideruara me dendësi demografike në Çorovodë, ndërsa paraditja kulmon me tregun rural të zonave rreth Skraparit. Policia e Komisariatit Skrapar referoi materialet hetimore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, ndërsa vepra penale sipas kodit penal, ngarkon 2 shtetasit 23 vjeçar me akuzën "Plagosje e lehtë me dashje". Informacioni Zyrtar
©Corovoda Online