• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Endrren bera realitetit Libri i ri i H.Alushani nje tjeter botim ne kolanen e bibliotekes skraparase

Nje autore qe ne Skrapar ende njihet si nje bije model, eshte Halime Mehmet Alushani nje prej ikonave te mesimdhenies ne Skrapar, ne fillesat e vet me mesimdhenie ne Radesh, Gradec, e shume shkolla te tjera te Skraparit. Me se fundmi mesuese ne qytetin e Policanit. Dhe vitet behen art. Kjo mund te thuhet padyshim per Mesuesen e njohur ne gjithe Skraparin. E lindur ne 21 prill 1954 ka kryer studimet ne Shkollen Pedagogjike ne Gjirokaster ne vitin 1973. Per gati 25 vjet ka punuar ne Polican si arsimtare, ndersa aktualisht misionin human qe vetem nje mesuese e dalluar si mesuese Halimeja mund te jap, punon me shume pekushtim dhe devotshmeri ne Institutin e Nxenesve qe nuk Shikojne. Halime Alushani ka marre pjese ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres ne vitin 1978, duke mbetur nje ikone e shenjte e Grupit Folklorik te Skraparit. Ne eventin e vitit 1982 mbajtur ne Durres, ajo do te merrte pjese ne festivalin e Zerave te Rinj. Pervec kenges ajo ka dhene kontribut te madh ne mbledhjen e informacioneve per historikun e vendit te saj te lindjes se te shtrenjtit Gradec. Ka punuar ne grupin e Policanit dhe pas nje ecejakje te gjate ne rrugen e artit, tradites, aktiviteteve kulturore dhe nje jete te tere si mesuese ajo vjen keshtu ne duart e lexuesit me librin " Endrren bera realitet".

Sikunder autorja citon edhe ne liber shtysa kryesore e botimit te ketij libri kane qene prinderit e saj si dhe djali Juliani. Me tej ajo citon: "Jam munduar qe ne keto vargje te hedh jeten time si mesuese, shpirtin si nene e punen si kujdestare". Por le te ndajme me ju disa nder rreshtat e ketij botimi qe padyshim perben nje krenari per kolanen e arte te librave mbi Skraparin.

Ne kete vershim vlerash dhe krijimesh te zakonshme letrare, qe ka pasur ne keto dy dekada demokracie, eshte e veshtire te dallosh me te bukuren dhe me te ndjeren, me te miren dhe me te frymezuaren, sepse pothuajse te gjithe keto krijime kane nje burim, jeten e veshtire dhe epike te njerezve tane te mrekullueshem, te shqipetareve qe mbijetuan qe u perterine dhe u shumuan ne kete shekull historik. Keshtu ka ndodhur edhe me vargjet dhe vjershat e Halime Mehmet Alushani e kesaj nene te mrekullueshme qe ndjenjat ka vendosur t'ua trasmetoj edhe te tjereve. Duke punuar ne nje institucion te vecante duke u dedikuar jeten dhe punen e saj femijeve qe nuk shikojne kjo nene na ka dhene permes vargjeve shqetesimin dhe dashurine e saj per keto qenie njerezore te mrekullueshme, me nje bote te brendshme te papare.

Skrapari.net ne vazhden e misionit tone, te perhapjen dhe transmetimin e vlerave te verteta skraparase, ju rekomandon te keni ne Biblioteken tuaj edhe librin me te fundit te Halime Mehmet Alushani, Endrren Bera Realitet.

Nga Zemra e Shqiperise, drejt e ne zemren tuaj! Ju po ndiqni Skrapari.net

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

8 Gusht - 76 vite nga Krijimi i BRASH, Lirzë, Helmës Skrapar
15 Gusht - 8 vite krijim i blogut lokal Corovoda Online
15 Gusht - Në promemorie kjo përkon me një ndër aksidentet e rënda të ndodhura në skrapar. Në Grepckë, 6 të rinj humbën jetën pasi një mjet me të cilin udhëtonin ra në brendësi të Kanionit Osum
19 Gusht - Në Zaloshnje, mbahet festa e zonës
20 Gusht - 74 vite nga Krijimi i Brigadës 16 Therepel, Skrapar
21 Gusht - Sivjet është Ditë pushimi në Shqipëri përkon me festë fetare.
22 Gusht - Dita Zyrtare e Pelegrinazhit Bektashi në Kulmak
23 Gusht - 83 vite nga rënia e heroit Riza Cerova
25 Gusht - Mbyllet zyrtarisht Pelegrinazhi Bektashi në Kulmak, Skrapar
25 Gusht - 26 Vite nga Greva e Poliçanit, Greva e parë Sindikaliste në Shqipëri
27 Gusht - 41 vite nga ndarja nga jeta e heroit Zylyftar Veleshnja
27 Gusht - Kjo datë konsiderohet si datë e krijimit të Kooperativës së parë në Skrapar, e cila u krijua në Vërzhezhë Skrapar në 1955

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA