Skrapar 1949 - Hapet shkolla e parë shtatëvjeçare në Çorovodë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar 1949 - Hapet shkolla e parë shtatëvjeçare në Çorovodë

Fatjon Kaloci
21.5.23


Në vitin 1949 në Skrapar u hodhën hapat e para të arsimit shtatëvjeçar. Shkolla e parë shtatëvjeçare u hap në Çorovodë dhe fillimisht ajo kishte vetëm 25 nxënës. Si godinë do të shërbente një ndërtesë e vjetër një-katëshe me jo më shumë se tre dhoma të vogla ku bëhej mësim jo në kushte të përshtatshme dhe kryesisht me mësues që jepnin mësim në klasa të përbashkëta. 
Shkolla e parë shtatëvjeçare ndodhej në vendin ku vite më pas u ndërtua Muzeu i Qytetit. Rreth viteve 1953 - 1954 shkolla do të ndryshonte vendndodhje duke u pozicionuar afër lagjes së Xhamënëve (sot lagjja 2 Dhjetori). Nga ky viti filloi edhe dhënia e mësimit me mësues të dedikuar për klasat specifike. Kujtojmë se në vitet 1949 - 1950 popullsia e Çorovodës ishte shumë e ulët në rreth 700 banorë. 
Imazhi në vijim, i përket godinës së vjetër së ish-Muzeut në Çorovodë, ku përpara se të ndërtohej ky muze ndodhej godina njëkatëshe që shërbeu si shkolla e parë shtatëvjeçare e Çorovodës