• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Gatimet Tradicionale ne tryezen Skraparase? Ja disa prej tyre

Eshte disi e veshtire te ndash traditen e Skraparit nga zona te tjera perreth, por ajo qe na mjaftoi eshte qe tju ofrojme kete link me disa nder gatimet me tipike ne Skrapar, disa tradicionale, disa me te perdorura qe mbarten nga zona perreth. Keshtu skrapari.net deshiron te behet nje adresar me shume per kuriozet dhe nostalgjiket e Skraparit tone.Shenim: Imazhi qe shoqeron kete postim eshte nje shtepi karakteristike e Skraparit nder vite.

Kulac me mish Pule (persheshi), eshte nje pjate tradicionale, nuk mungon kur ka miq ne shtepine e Skrapalliut, kjo pjate nder elementet e vecante ka zimbricen, lengun e mishit te pules, qepen dhe gjalpin.

Oshmari, eshte nje gatim tradicional shume i rende ne stomak por mjaft i perdorur ne zona vecanerisht gjate periudhes se dimrit, eshte nje permbajtje me miell te zverdhur, gjalp dhe kripe.

Pastermaja. Behet me mish lope, vici apo edhe dhie. Pasi theret mishi pritet ne rripa, te cilet vishen me ereza, rigon, kripe. Sekreti eshte tek tharja duhet te thahet ky mish i prere ne rripa ne nje dhome ku ka sobe me dru prane. Brenda 20 diteve tharja behet e plote, me pas kete mish mund ta ruash per gjithe kohen por te duhet nje mjedis me ajrosje. Eshte tejet i shijshem.

Reshedi quhet nje prej gatimeve te tjera tipike ne zonen tone. Gatimi i embel bazen e ka tek perdorimi i gjalpit, niseshtese dhe sheqerit. Eshte shume i perdorur vecanerisht ne prag vjeshte dhe dimer.

Mesnik quhet keshtu nje tjeter gatim tipik zonal. Eshte nje byrek por qe brendi te tija ka copa mishi por jo mish dokudo, eshte pikerisht mishi i kokes se qingjit qe ne tradite quhen ashklat e kokes dhe qe i jep lezetin ketij gatimi.

Qumeshtori, ne gjenezen vendase ky gatim ne fakt e ka prejardhjen nga rituali i fshatareve perreth Skraparit te cilet ne rast se lopa bente vic, qumeshtin e pare qe ajo prodhonte te thene ndryshe kulloshta ma mjaft kalori kjo e fundit e benin qumeshtor. Gatimi ne thelb eshte nje perzjerje me baze mielli, veze dhe qumeshti.

Dollmate. Jane te pranishme ne cdo shtepi Skrapalliu ne sezonin kur gjethet e rrushit ende nuk jane trashur ne kercell. Keto gjethe zjejne ne uje te valuar dhe me pas i nenshtrohen nje procesi te mbushjes me oriz te zjere, perzjere me erza si zimbrice etj.

Kukureci. Eshte nje gatim joshes i cili behet me te brendshmet e qingjit. Keto te fundit pasi lahen, grihen ne copeza dhe zjejne. Me pas ato futen ne nje varg ne nje hell apo lidhen ne forme te tille si kolane dhe me pas piqen. Hmmm shija???? Fantastike, na besoni!

Ashureja, eshte nje gatim i embel tipik per zonen tone madje edhe nje element simbolike e besimit dominues ne Skrapar, bektashi. Eshte nje gatim me baze grure, niseshte dhe Sheqer.

Veza ne Kaci. Te vjetrit ne Skrapar e konsideronin si gatimi i fukarait kjo per shkak se sdo shume mund per tu bere. Por ne fakt shija i referohet menyres se si behet ky gatim. Keshtu pjekja e vezes duhet te behet direkt ne prush te nje zjarri dhe veza hidhet ne kacine e oxhakut pa asnje pike vaji ne te. Do te ndjeni vecantine aq me shume nese jeni mes kenges dhe dollise vendase.

Bakllavaja ne Shqiperi eshte mjaft e perdorur por ne Skrapar ajo ka vecantine se duhet bere "2 kateshe". Ky term i referohet numrit te petave te perdorura. Nje kat ka 15 pete te terhollura me pec, pra realisht ne Skrapar ne ritual ajo behet me 30 pete, por zakonet ndonjehere lekunden dhe mos u habisni kur te gjeni edhe bakllava me 40 pete e mos me shume. Eshte nderi qe bejne grate per miqte e ardhur ne shtepi duke u munduar tjua tregojne kete respekt me sa me shume kate ne bakllava.

Deri ketu perfunduam disa nder gatimet tradicionale, por ka plot te tjera, si byreku me fasule, pilaf me pule, byrek me oriz dhe sheqer, therrime, qifqi, hallve, lakror me terhane te ashper, pete, turshi etj. Ne kete parakalim ne tradite qe skrapari.net do te ndaj me ju do te permendem edhe Pijet me tipike ne Zonen e Skrapari
Nardeni

Rehani

Musht

Pekmesi

Vera

Rakia

Kjo e fundit Rakia eshte nje nga simbolikat e Skraparit ne mbare Shqiperine. Ajo mund te nxirret me se shumti jo vetem nga rrushi, por edhe nga meni, thana, manaferra, kumbulla dhe mareja.

He, si thoni a ja vlejti ky klikim ne kete link? Shpresojme se po, dhe ju falenderojme qe na ndiqni. Sadisfaksion qe marrim nga pershendetjet tuaja, ne email, ne facebook e ne telefon na ngrohin pa mase, prandaj ndihemi te devotshem te japim kete kontribut per Skraparin tone. Tashme Elektronik. Nga Zemra e Shqiperise, Drejt e ne zemren tuaj, Ky! Eshte Skrapari.net

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA