• ---
  • ISLANDË, SËRISHT NË FOKUS TË MEDIAVE KLEVIS SULA
  • NJË TUBIM LUTJEJE PËR 20 VJEÇARIN NGA SKRAPARI DO TË MBAHET NË REJKJAVIK
  • QINDRA ISLANDEZË JANË NJOFTUAR PËR NJË EVENT NË FACEBOOK PËR DATËN 17 DHJETOR 2017
  • SIPAS NJË POSTIMI NË FACEBOOK, DO TË NDIZEN QIRINJ E KRYHEN LUTJE PRANË VENDIT KU NDODHI NGJARJA
  • TRUPI I PAJETË I KLEVIS SULA, 20 VJEÇARI NGA SKRAPARI PRITET TË VIJ NË FUNDJAVË
  • CEREMONIA MORTORE DO TË MBAHET NË ÇOROVODË KU PREJ DITËSH FAMILJA KA HAPUR DYERT E MORTIT
  • 20 VJEÇARI NGA SKRAPARI U QËLLUA DISA HERË ME THIKË NË MENGJESIN E 3 DHJETORIT, NË REJKJAVIK - ISLANDË

Koordinata X: Rrefehet Skrapaliu. Ja si i kam njohur Enver Hoxhen, Ramiz Alian dhe Mehmet Shehun

Koordinata X dhe Corovoda On Line ndalen ne kete postim bashke me ju per te pare nje deshmi mjaft orgjinale te nje ish drejtuesi te Partise se Punes ne Skrapar, Zenel Hysi. I lindur ne Verzhezhe te Skraparit ne shkrimin e gjate me shume elemente te panjohura me pare per Skraparin e Vizitoreve te rralle sesi ...ka njohur kreret e shtetit komunist Enver Hoxhen , Mehmet Shehun dhe Ramiz Aline. Enveri interesohej per popullin e thjeshte,Mehmet Shehu interesohej per shoket dhe kujtimet e femijerise  ndersa Ramiz Alia eshte kasaforte qe nuk hapet me cdo lloje celesi. Ramiz Alia nuk di not)

 Zoti Zenel sa here e keni takuar Enver Hoxhen dhe si e keni takuar ate ?
Shokun Enver Hoxha une e kam takuar dy here , heren e pare e kam takuar kur ai erdhi  per festen e  29 Nentorit ne vitin 1971 , 35 vjetori i clirimit te vendit dhe hera e dyte ka qene kur ndodhi nje aksident pune ku shpertheu nje gabine elektrike dhe vdiqen kater puntore. Ne na thiren qe te shkonim per nje takim tek shoku Enver ne Tirane.

Cfare ju kujtohet juve nga takimi i pare qe patet me ish udheheqesin e partise ne ato vite ?
Kam qene ne tavolinen kryesore  ku ai u ul ne qender se bashku me Nexhmijen. Ishte nje takim i ngrohte dhe shume miqesor. Enveri erdhi per festen e 29 Nentorit ne Skrapar.  Ai e filloje biseden me karakterin e skraparllinjeve, me kuadrot qe kish nxjerre Skrapari me familjet patriotike qe kishin mbeshtetur luften nacional clirimtare nga Skrapari. Ai foli edhe per disa kuadro te rinj qe ishin pergatitur  ne ato vite. Ai jo vetem e quajti Skraparin baze te luftes nacional clirimtare por edhe baze me furnizim me kuadro per partine ne ato vite.

Gjate bisedes qe beri Enver Hoxha ne tavoline ate dite cfare fliste, cfare bisedonte, fliste per politike apo edhe probleme te tjera ?
Ne cdo kenge qe kendohej prej grupeve folklorike ai bente komentet e kengeve duke nxjerre ne pah trimerine , zgjuarsine dhe temperamentin e skraparlliut. Ndenjem ore te tera me te ne tavoline. Per te ngrene kishte plote por nga deshira per te degjuar udheheqesin e partise jo vetem une por edhe Kahreman Ylli e te tjere  kemi ngrene vetem nje kokerr manderine. Ai e njihte mire traditen e Skraparit bile edhe dolline qe ngriti e beri me tradite te Skraparit , gjeti Karemn Yllin per dolli.  Me pas beri vizita ne familje te deshmoreve dhe me pas  mori pjese ne mitingun e organizuar .

Cfare detyre kishin ju ne ate kohe qe u ulet ne nje tavoline me udheheqesin e partise ?
Une isha drejtor Shkolle  dhe meqenese isha nipi i Pasho Hysit, nje familje patriote qe ka mbeshtetur luften nacional clirimtare , Kahreman Ylli me mori edhe mua ne tavoline ku u ulem me Enver Hoxhen, une do te merrja pjese ne ate salle ku do vinte Enveri por qe u ula ne tavoline me te  ishte Kahremani qe ndikoi e me uli.

Po hera e dyte si ka qene qe e takuat Enver Hoxhen ?
Heren e dyte une isha sekretar i partise se kombinatit te Policanit. Nga pakujdesia ne pune shpertheu nje kabine elektrike dhe gjeten vdekjen kater puntore.  Kjo ndodhi, shqetesoi partine  dhe Enver Hoxha kur e mori vesh kete ngjarje kerkoi takim  me drejtorin e kombinatit dhe me mua si sekretar i komitetit partise se kombinatit .
Shkuam ne Tirane, na priti keshiltari i Ramiz Alise ne fillim. Me pas doli Ramizi, na takoi dhe pa qe ishim te shqetesuar se nuk e dinim se si do te ndodhte dhe cfare do te ndodhte. Ramizi na thote qe mos e keni problem se takimi do te shkoje shume mire.  Pasi pime kafet u futem ne zyren e tij. Ne fillim u takua me ne dhe me pas filloi biseda.  Nuk e filloi biseden per ngjarjen por pyeti drejtorin per familjen, hallet problemet familjare. Te njejten gje beri edhe me mua.  Me pas Enveri pyeti per ecjen ekonomike te kombinatit Policanit.

Rreth ngjarjes qe kish ndodhur , cfare ju tha Enveri, u kritikoi , u foli ashper ?
Pasi pyeti per familjet dhe ecurine e ndermarjes Enveri tha qe nuk na duhen planet  , nuk na duhen fisheket qe ju prodhoni dhe realizimet e tij para shendetit te punetoreve.  Duhet te keni shume kujdes per te ruajtur njeriun, tha ai.

Po me ju a foli Enveri, cfare u tha ?
Pas bisedes me drejtorin u hodh edhe tek une, Pasi mori vesh qe isha nga dera  patriote e Hyseve  me foli per Pasho Hysin duke thene se ka qene antar i keshillit nacional clirimtar, delegate i Kongresit te Permetit . Pjesmarresve ne kete takim Enveri u tregoi se kishte fjetur nje nate . Kalonim nga Gjirokastra per ne Korce, kishim nje mushke te dobet dhe ajo nuk mund te na conte ne Korce.  Pasho Hysi na dha mushken e familjes dhe shoqerues te familjes ku nder ta ka qene edhe babai i Zenelit qe kemi ketu.  Ata na percollen deri ne kufi me Korcen.

Rast tjeter keni pasur  qe keni komunikuar me Enverin ?
Ka qene nje rast kur une kam qene sekretar i partise se komitetit partise Polican. Gjendja e strehimit te puntoreve ka qene shume e keqe. Flinin ne nje hapsire dhome e guzhine tre kurora ose sic thone sot tre familje. Ne nje kapanon qe flinin keto familje shembet ndertesa dhe nje puntor plagoset.  U be problem situate por Enverin nuk donin qe ta vinin ne dijeni.  Une si sekretar i  partise  mbodha byrone e partise dhe i shkruajta leter Enver Hoxhes.  Ne nje aktiv qe patem ne ato dite ne Polican erdhi Vito Kapo. Une i dhashe letren asaj qe tia jepte Enverit.  

Cfare i shkruaje ne ate leter Enver Hoxhes ?
I kerkoja fonde shtese per ndertim banesash per punetoret. Gjendja ishte katastrofike. Pas marjes se letres ai caktoi ekip nga Ministria e mbrojtjes dhe ndertimit  u ndertua nje lagje e tere brenda nje viti ku u strehuan shume familje.

TAKIMET ME RAMIZ ALINE

Si e keni njohur Ramiz Aline ?
Me Ramiz Aline fillimisht jam takuar kur kam qene ne takim tek Enver Hoxha por disa vite me pas kam qene ne takime pune me te deri ne vitin 1990 kur Ramiz Alia ishte President dhe beri nje takim me sekretaret e pare te pese rretheve per tu njohur me gjendjen aktuale, donte informacione  se si ndodhej situata ne rrethet qe ne drejtonim. Qe nga ajo periudhe jam takuar shpesh here. Ramizin e kam patur jo mik por me shume se mik.
Ne nje mbledhje te keshillit te ministrave  une mora pjese sepse krytari nuk ishte.  Ne ate takim ishin drejtues nga Tepelena,  Berati, Vlora. Me shoket  ate paradite ne u mblodhem por une nuk isha mire nga ana shendetesore. Ai po u kerkonte llogari per ecjen e puneve te partise, per mosrealizimin e planeve ne disa rrethe te medha. Per nje moment nuk u ndjeva mire dhe pa rene ne sy ndodhesha tek dera e salles ku po zhvillohej mbledhjka. Aty me bie te fiket. Truproja i Adil Carcanit me sheh dhe me mer e me dergojne ne spital ne Tirane ne pavion per persona te vecante. Aty ndenja nje muaj sepse aty u konstatua qe kisha problem kardiake.Ramiz Alia ishte shume konciz ne fjalet e tij, ishte tip shume i qete.

Cfare mban mend nga takimet me Ramiz Aline , nga bisedat qe ke zhvilluar me te ?
Disa here kane qene edhe shoket e Fierit qe ne aktivitete te ndryshme kane kerkuar qe te sillja edhe Ramizin ne Fier qe te merrte pjese ne keto aktivitete. Ka ardhur nje here disa vjet me pare qe ishte me vajzen e beri nje turn e disa vende turistike ne Shqiperi por edhe kur u inaguara busti i Tonci Kilies ne Fier disa muaj me pare. Disa vite me pare , pas ndryshimeve politike ne vend ai erdhi ne Skrapar per festen e deshmoreve, une mora vesh dhe shkova ne Skrapar. Aty ai beri disa vizita ne familje deshmoresh por kishte edhe frike se mos ndokush prej banoreve edhe mund ta ofendonte. Nuk ndodhi keshtu. Skraparllinjte dolen dhe e takuan e mirepriten Ramiz Aline edhe pse kohet kishin ndryshuar. Ai me kekroi qe te shkonim ne nje familje deshmori , tek Estref Caka.  Kur mbaruam viziten qendreuam ne nje vend, breg ku dukej fshati Therepel. Ju kujtuan vitet e luftes kur Ramizi kish qene ne zonen e Skraparit. Nga Skrapari do kalonte per ne Therepel. Por qe te shkoje atje duhej te kaloje nje lum. Kishte rene shume shi dhe lumi ishte fryre.  Ai kerkoi qe ta ndihmonte ndokush per te kaluar lumin sepse s'dinte not.  Aty u ndodhen tre djem te fshatit qe e ndihmuan dhe e hodhen matane lumit.

Po rasti tjeter qe e sollet Ramizin ne Fier ?
Para disa muajsh se te inagurohej  busti i Tonc Kilices, ishte kryebashkiaku Baftjar Zeqaj dhe nen kryetari i bashkise per artin dhe kulturen Haxhi Kalluci ( dhenderi i rrefyesit ) qe me kerkuan qe te sillja ne kete aktivitet Ramiz Aline. Haxhiu ishte me i  interesuari, strumbullari si i themi ne nga anet tona.  U nisem e shkuam ne Tirane. Ai priste tek shtepia. Ne fillim doli e bija. Pasi mori vesh se cilet ishim  njoftoi Ramizin i cili na takoi. U vesh u be gati dhe erdhi me ne. I thame te bijes qe te mos kishte merak. Erdhi ne Fier dhe kaluam shume mire.

Cfare ju kujtohet nga takimi me Ramizin ne vitin 1990 ?
Me ndryshimet e bera  ne vitet 1990 Ramizi beri nje takim me drejtues te pese rretheve. Ai donte te dinte se cfare po ndodhte ne ato rrethe, informacion ne detaje. Ne ate takim nuk ishte Adil carcani. Ishte Nexhmije Hoxha dhe dy te tjere qe sme kujtohen. Ne pjesmarresit meqenese nuk ishte Adil Carcani e vume para pergjegjesise Ramizin per keto ndryshime qe po ndodhnin. Pse s'eshte Adil Carcani, mos valle i ka ndodhur ndonje gje ?! ( pra mos ishte eleminuar) Ne ato moment nuk flet Ramizi por Nexhmija dhe tha : “  Ramizi ka qene shoku me i ngushte i Enver Hoxhes, edhe Enveri po te ishte gjalle nuk do ti bente keto ndryshime kaq mire Ramiz Alia.

A pati debat ne ate takim mes jush dhe Ramiz Alise ?
Pasi degjoi mire e mire Ramizi, u ngrit Halil Hasko ( ne ate kohe  Halil Hasko kish ikur nga Fieri si sekretar i pare i komitetiut te Partise dhe kish shkuar ne Vlore ne te njetin pozicion ). Halili i tha qe s'jemi dakorte me disa nga problemet qe ju po ndryshoni. Po hapen organizatat e partise ne to po merrnin pjese edhe kulake. Roli drejtues i partise po dobesohej. U ngrit edhe problemi i tufezave dhe arezave.  Ramizi ju drejtua Halilit duke i thene se : “ Halil, ti ishe edhe ne mbledhjen e Pleniumit, pse si ngrite keto problem atje?  Nuk me le ti shoku Ramiz , ia ktheu Hasan Halili, s’me le te flisja.

Ju thate qe keni pasur shume takime me Ramiz Aline sidomos pas viteve 1990. Cfare mbani mend nga keto takime disa biseda  qe keni zhvilluar tet a tet me te ?
Njehere ne nje takim  kur lindi  debate per ndryshimet e pyeta per Ismail Kadarene. Ramizi me tha se Kadarene e ka pasur shume shok, shume mik, Diskutonim me te shume tema e problem. Kadareja  keto mendime qe ka shprehuar nga Parisi  mund ti thoshte ketu ne Shqiperi dhe s'kish per ti ndodhur asgje. S’me erdhi mire qe iku fshehur ne France. Ne ate takim kemi folur edhe per denimet  qe u bene Fadil Pacramit, Todi Lubonjes . Bile i thashe se Po me Sherif Merdanin cfare kishit? Ai kengetar qe, ai kendonte te tjere kishin bere tekstin e kengeve dhe muziken. Ishin punet e partise , me tha, sic ishin edhe per Todi Lubonjen e Fadil Pacramin.  Ramizin e kam pyetur edhe rreth Beqir Ballukut. Ai me ka pohuar se Beqir Balluku ishte i ri pa mbeshtetje ne Komitet Qendror. Enveri e kishte shume per zemer Beqirin, por Mehmet Shehu se donte Beqirin. Mehmeti, me tha Ramizi, e sulmoi Beqirin , nxori edhe grupin pucist ne ushtri, pastaj kunder Beqirit dolen edhe disa gjenerale.  Jane probleme te tjera partie te asaj kohe , me tha Ramizi.

ME MEHMET SHEHUN

   Si e keni njohur ish kryeministrin Mehmet Shehu, a jeni takuar, a keni biseduar me te ?
Mehmet Shehu  ka  ardhur ne Skrapar nje vit pas vizites se Enver Hoxhes ne festen e Skraparit ne pese shtatorit. Mehmet Shehu ka bere shkollen ne Skrapar dhe ka fjetur  ne shtepine e Pasho Hysit.  Babai im  kur Mehmeti ishte i vogel dhe ne dimer binte debore e merrte ne krahe dhe e conte ne shtepi. Diten qe do vinte Mehmeti kryesia e kooperatives kish organizuar nje dreke por ai nuk pranoi dreken e organizuar nga  kryesia e kooperatives por kerkoi te drekonte ne shtepine e Pasho Hysit.

Si erdhi Mehmeti,  kush e shoqeronte, cfare beri para se te vinte ne takim ?
Kur erdhi mehmeti ra shume shi dhe rruga per ne fshat ishte e keqe. Makina nuk vinte. Mehmeti kish marre me vete Fiqiretin, djemte dhe te motren. Keshtu qe meqenese makina nuk hynte  beme gati 12 mushka  , porosi nga kryesia e kooperatives .  U gjeten mushkat me zengji, me shilte, me fre.  Para se te vinte ne sallen e kryesise se kooperatives Mehmeti mori kryetarin e koperatives dhe sekretarin e partise dhe kekroi te vizitonte bllokun e bajameve dhe dyqanin ku ai blente gjera. Kryetari i kooperatives Faik Qafoku i thote se blloku i bajameve eshte prishur sepse jane bere ndertime por kemi ndertuar nje bllok te ri me bajame. Teksa shetiten  Mehmeti  u drejtua shoqeruesve  te kooperatives  duke u thene  sapo hyra ne fshat pashe shume lisa por i keni kote sepse cdo lis duhet te kete nga nje pjergull sepse krahina e Skraparit njihet per rehani dhe pekmez. Dhe keshtu  u be , disa vite me vone cdo lis kishte nga nje pjergull me rush.

Cfare bisedash  u be me Mehmet Shehun ?
Sekretari i Byrose se kooperatives i drejtohet Mehmetit duke i thene se : Cdo je ti shoku Mehmet qe te beje shkollen ne Verzhezhe, skishte shkolla te tjera? Mehmeti i thote se: A budalla qe je, qysh c’desha une ketu . Babai me coi ne shkolle ne Vlore por sme trajtonin mire keshtu qe une i thashe babait qe do e le shkollen. Ai vendosi e me solli ne Verzhezhe sepse ketu babi ka pas dhe ka miq te mire, miq patriot. Babi im kishte miqesi me Pasho Hysin. Kete gje ai e perseriti edhe ne miting qe u organizua nje dite me pas ne qender te fshatit.

Cfare tha ne miting Mehmeti ?
Ai kujtoi edhe shoket e femijerise  bile i kerkoi disa prej tyre. Ne nje moment ai tha : Ne kemi studiuar ketu por e shikoni kete koke derrin , per nje shokun e tij te femijerise, Neshati, ky koke deri me rrihte mua. Na vinte poshte e na rrihte te gjitheve. Neshat Hysi ishte shoke i ngushte i mehmetit. Riza Gradeci ndodhet ketu ne miting, pyeti Mehmetin. Rizai ishte i shkurter dhe hidhej duke thene ketu jam , ketu, por zhurma e turmes nuk e linte. Mehmeti tha Rizai ka qene mjeshtri i lojes me cingla. Ai na rrihte te gjitheve kur luanim me cingla.

Gatimi per Mehmetin erdhi i gatshem nga Tirana apo u gatua aty? Kush gatoi per te ?
Mehmeti nuk pruri ushqim te gatuar nga Tirana. Ai u kerkoi qe gatimin e drekes ta benin plakat e familjes Hysi dhe ashtu u be, gatuan plakat e shtepise.  Mehmeti dukej si njeri i ashper i vrazhde por kishte humor te embel. Mehmeti kerkoi plakat , disa kishin vdekur por Asija, xhaxhesha e Neshatit erdhi dhe e takoi.  Pasi e uli afer vetes dhe Fiqiretit kenduan burrat edhe grate. Ne nje moment Fiqireti thote : Ketu kendokan me mire grate. Mehmeti u inatos per moment dhe i kthehet Fiqiretit duke i thene asaj por edhe te tjereve ne ode se : Ketu kendon kaposhi dhe jo pulat.
A keni pasur takim tjeter me Mehmet Sheun ?
Nje here  martohet nje vajze ne Corovode dhe ishte drejtoreshe shkolle ne nje fshat tjeter. I thote sekretari i partise shoferit  te autokinemase qe meqenese shkon ne ate fshat merre edhe drejtoreshen qe te shkoje ne shtepi. Pasi iken shoferi  del policia she ndalon makinen. I thote shoferi shko ne shtepi dhe makina blokohet e cohet ne rezervat e shtetit ku dilte vetem me firme te Mehmet Shehut. Shoferi me priste mua per te me takuar. Ne ate makine kishin qe argetonin banoret e fshatrave  si edhe per propoganden e partise. Shkoje ne Tirane dhe takoje Mehmet Shehun. Pasi i them problemin ai menjehere merr koren e paketes partizani qe pinte duhan e shkruan : Ti kthehet makina , Mehmet Shehu. Mehmeti me tha qe A qerrata. Sta kemi dhene makinen per te martuar cupat e Skraparit. U kemi dhene makine per propogande  te partise. Shkojme ne rezeravt e shtetit dhe marim makinen perseri ne fshat.
Si qendron ai takimi qe patet me Mehmet Shehun per tunelet e Policanit ku shkarkoi edhe Alfred Mosiun si zevendes minister ?
Ne vitin 1980 Mehmet Shehu vjen ne Polican  ku do kontrollonte tete tunelet qe kish bere komanda e xhenjos pasi kombinati i Policanit do te futej brenda ne tunele per siguri. Komanda e Xhenjos kish raportuar se tunelet ishin gati,  dhe ne 29 nentor do te vinte Enver Hoxha per ti inaguruar. Mehmeti shoqerohej nga Simon Stefani e disa te tjere te larte te partise ne KQ dhe Partia ne rreth.  Une ne ate kohe isha sekretar I pare i partise ne Polican. Mehmeti vjen dhe nga tete tunele te raportuar te mbaruar , kishin perfunduar vetem dy. Ai u acarua dhe foli duke thene ; Une do te vije tu lidh breket tuasja ju zevendes minstrave ?!  Pas pak ditesh ai kishte shkarkuar Alfred Mosiun si zevendes Minister te Mbrojtjes dhe e kish derguar ne Burrel.
©Corovoda On Line

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA