• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Koordinata X: Xhelal Staravecka mbi Clirimin e Skraparit (Pjesa e Trete) Clirimi i Komunes se Cepanit

Me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Skraparit:
Pjesë nga libri me kujtime i Xhelal Staraveckës “Përpara gjyqit të historisë”, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”: Kolana ne Vijim e shkrimeve eshte konceptuar nga Corovoda Online e ndare ne disa pjese. Ne pjesen fundore te materialit ju mund te ndiqni serine e radhes. Pergatiti per Corovoda On Line©Naim Zoto me te drejta publikimi per Corovoda On Line
ÇLIRIMI I KOMUNËS SË ÇEPANIT
Në Hotovë të Përmetit me çetën trime të Kolonjës dhe më komandantin e saj legjendar Demir Staraveckën, që kur erdhën çetat greke të udhëhequr nga ortodoksët për të djegur Staraveckën si e dogjën dhe e shkretuan në vitin 1914, ai, Demiri në moshën djaloshare nuk e la katundin, por fill i vetëm luftoi kundra invazorit, u ndamë: ata morën rrugën për në Kolonjë dhe unë me çetën time për në Skrapar.
Kur arrita në Qeshibes, për të ngritur moralin e komisarit tim politik (fjala për Ramis Aranitasin-shën. i botuesit) që e doja aq fort, përpara partizanëve i dhashë krejt çetën, pa katër partizanë, dhe e ngarkova të zbriste në fundin e Skraparit për të çliruar komunën e Therepelit, ndërsa vetëm me dy pleq që mbaja pas vetes dhe katër partizanët iu drejtova Çepanit ku përzura okupatorin. Karabinierët e lanë stacionin duke mos ditur të vërtetën se unë isha vetëm filli, mbasi ata dy pleqtë kushëririn tim, Ahmet Staraveckën, dhe Xhevahir Çepanin, i lashë në shtëpitë e këtij të fundit. Ata që të dy më qortuan pse shkova vetëm në një aksion të atillë, ndërsa unë nuk isha vetëm, pse kudo shkoja, krejt populli që e donte vatrën e tij të çliruar ishte me mua.
Në të vërtetë nuk ishte vetëm vendosmëria që të shkoja dhe të çarmatosja karabinerinë e një stacioni ku ndodheshin edhe dy karabinierë italianë, të cilët nuk i preka pasi nuk bënë ndonjë kundërshtim, por edhe entuziazmi pse vija nga një luftë e rreptë ku okupatorit ia kisha imponuar ta paguante shtrenjtë kryevjetin e Pavarësisë të Shqipërisë. Nga ana tjetër, ishte edhe mospërfillja, qoftë për vdekjen, qoftë për armikun. Dhe veç këtyre, kërkush nga ai personel që përzura nga stacioni dhe nga komuna nuk e dinte se unë isha vetëm, pse besonin si besuan se fuqinë e kisha lënë në rrethimin e lokalitetit para se të hyja brenda me revolver ne dorë.
KLIKO KETU PER TE LEXUAR PJESEN E PARE
KLIKO KETU PER TE LEXUAR PJESEN E DYTE
KLIKO KETU PER TE LEXUAR PJESEN E KATERT
KLIKO KETU PER TE LEXUAR PJESEN E PESTE
©Corovoda On Line / Naim Zoto

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

PERSONALITETI 2018 PËR SKRAPARIN

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA