Nata: Policani ne vigjilence. Policia edhe per 24 oret e ardhshme do te jete ne vigjilence ne Polican **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Nata: Policani ne vigjilence. Policia edhe per 24 oret e ardhshme do te jete ne vigjilence ne Polican

Fatjon Kaloci
6.8.12
Frika per pershtjellim te ngjarjeve nga hakmarrja gjate dites se neserme e ne vijim duket sikur po lakohet ne disa mjedise ne Polican. Keshtu raporte per Corovoda On Line citojne nga Policani se sherbimet policore do te jene ne vigjilence te larte edhe per 24 oret ne vijim. Keshtu te pakten deri ne mbremjen e neserme 7 gusht 2012 perqendrimi numerik policor do te vijoj te jete ne Polican, pas ngjarjeve te mengjesit te sotem, ku mes dy viktimave ishte edhe nje drejtues i nje subjekti politik ne Policam. Ne opinone te ndryshme nuk mund te lihen menjane as bisedat qe deshmojne pakes frike per te nesermen, kryesisht nje besim irracional qe banoret e lidhin me mundesine e ngjarjeve qe do te vijojne duke hamendesuar ndonje hakmarrje te mundshme. Por me teper sesa vrasja e dyfishte, ajo qe ne qytetin e Policanit nuk lihet pa permendur eshte situata e frikshme pas gjymtimit te trupit te njeres prej viktimave (kokes) permes nje sopate, dhe me pas parakalimin ne qytet. Me kete lajm mengjesi i sotem do te ishte ne cdo ekran apo portal elektronik, edhe me i dhimbshem. Gjithesesi edhe ne castet kur flasim 21:28 dt 6 gusht 2012 Policani duket sikur po kalon ne qetesine e mbremjes.
©Corovoda On Line