Skandaloze: Shkrimi ne Metropol: Skrapari bastion i se majtes ekstremiste Festa e 5 Shtatorit : Imagjinare **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skandaloze: Shkrimi ne Metropol: Skrapari bastion i se majtes ekstremiste Festa e 5 Shtatorit : Imagjinare

Fatjon Kaloci
29.8.12
Ne nje kohe kur gjithkush shkruan cfaredo, kur vlerat ndodh te behen antivlera dhe ku gjithkush thote gjithcfare per te tu mburrur me ate qe thote, nje shkrim skandaloz iu referua permes mesazheve Corovoda On Line. Keshtu ne nje shkrim te dates 26 Korrik 2012 te Botuar edhe ne portalin e Gazetes Metropol, nen titullin "Presidenca e Topit nga "clirimi" i Skraparit te Zenepe Luka" shkrimi i cili flet kryesisht per gjykimin opinional te shkruesit mbi ish Presidencen e Bamir Topit jep disa definicione teper te ashpra ndersa ne disa paragrafe flitet per Skraparin. Duke vecuar kete pjese ne shkrim nder te tjera me krahesime si " Skrapari Bastion i se majtes ekstreme" "clirimi imagjinar i tij ne 5 shtator 1942" etj thuhet:
...zgjodhi një festë sa komuniste aq dhe të falsifikuar dhe një bastion së majtës ekstreme shqiptare si vizitën e tij të parë brenda territorit të shtetit shqiptar. Topi zgjodhi të vizitonte Skraparin e të kremtonte çlirimin imagjinar të tij më 5 shtator 1942, datë kur gjermanët e pretenduar si pushtues ende nuk kishin mbërritur në Shqipëri. Në fillim kam menduar se ishte një gabim i presidentit i organizuar ndoshta nga këshilltarët e tij, kryesisht anonimë,  por veprimet e mëtejshme të tij  treguan se nuk qe i tillë. Nëse do të na duhet ta bëjmë më konkrete, besoj se detyrimi politik e moral i z. Topi do të kishte qenë vizita në Postribë apo Zhapokikë, Shkodër, Kavajë apo dhe në Vlorë, si vendi i shpalljes  së Pavarësisë, por ai zgjodhi Skraparin dhe festën imagjinare të çlirimit e tij,  duke u përplasur në fytyrë valën e parë të zhgënjimit përkatësve të tij politikë e elektoralë.
Ndonse historia e se djeshmes eshte prej vitesh e ngulitur mesa Metropol paska perfunduar ne llumin e teorive konspirative permes ketij shkrimi i cili pergezohet cuditerisht edhe nga shume komentues. Shkrimi ne fakt ne teresine e tij i referohet Bamir Topit por ne Brendesi kur permendet Skrapari ai shoqerizohet me disa pseudo fakte. Gjithesesi Metropol dhe shkruesit e tij duhet te jene te vetedijshem se cdo Perfaqesi e larte zyrtare ne cdo kohe ne 5 shtator ka qene i perfaqesuar dhe ka uruar per kete feste Skraparin.
Linku i plote ku mund te lexoni kete shkrim Kliko Ketu
©Corovoda On Line Ne imazh Nje fotoWeb e sitit mbi shkrimin ne fjale