• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Skrapar: Perkujtohet 70 vjetori i renies se Heroit "Ramiz Aranitasi". Nje aktivitet u mbajt Leshnje, Komuna Zhepe. Ne takim edhe te aferm te deshmorit VIDEO

Nje aktivitet perkujtimor u mbajt gjate javes qe lame pas ne 21 qershor 2013 ne Skrapar. Dhjetra te pranishem ne takimin qe u mbajt ne fshatin Leshnje, Skrapar prane Lapidarit perkujtimor te 23 qershorit 1942 ku ne afersi te kesaj zone ra nje nder ikonat e historise Ramiz Aranitasi. Këtyre të rinjve patriotë, këtij brezi luftëtarësh të vendosur dhe idealistësh i përket edhe Ramiz Aranitasi, “Hero i Popullit”, i riu i papërkulur dhe mendjemprehtë i Mallakastrës. 70 vjet më parë ai ra në betejën e madhe për lirinë e atdheut. Jeta e shkurtër e Ramiz Aranitasit sintetizon tërë dinamikën e epokës që ai jetoi. Ato ishin vite të vështira të Luftës së Dytë Botërore. Këmbanat e rrezikut fashist binin pa reshtur në mbarë botën. Liria e popujve ishte vënë në rrezik. Për njerëzit nuk kishte shumë alternativa për të zgjedhur, ose duhej të luftoje fashizmin, ose duhej t`i nënshtroheshe atij. Ramizi kuptoi rëndësinë e kohës që jetonte dhe ndoqi rrugën e luftës pa kompromis kundër fashizmit së bashku me qindra e mijëra të rinj patriotë të tjerë, sepse ata kishin një ëndërr për të përmbushur, çlirimin e atdheut. Ndaj slogan i kohës “Vdekje Fashizmit- Liri Popullit” u bë simboli frymëzues i këtij brezi për të mbushur radhët e partizanëve në luftën për liri. Këtyre luftëtarëve të mençur duhet t`u jemi mirënjohes edhe për një fakt tejet të rëndësishëm. Vendimi për të luftuar fashizmin ishte një akt historik me vlera kombëtare. Ai e përcaktoi Shqipërinë pa asnjë mëdyshje në anën e koalicionit të fitimtarëve të luftës. Prandaj Lufta Nacionalçlirimtare solli jo vetëm çlirimin e vendit, por i dha Shqipërisë statusin e fitimtarit, ç`ka ishte jetike për vetë ekzistencen e një shteti shqiptar. Ndaj në këtë 70 vjetor të rënies së Ramiz Aranitasit ne kemi një arsye më shumë për të nderuar këtë brez patriotësh, kurse vetë Ramiz Aranitasi ishte padyshim një ndër zëdhënësit më të talentuar të kohës, si për të luftuar për lirinë ashtu edhe për të folur në emër të saj. Ramiz Aranitasi lindi në Aranitas të Mallakastrës në shkurt të vitit 1920 në një familje me tradita të shquara patriotike. Babai i tij, Qazim Haro, kishte qënë pjestar në Luftën e Vlorës në 1920, kurse xhaxhai i tij Bajram Haro si dhe kushëriri i parë, Isa Kasëmi morën pjesë aktive si partizanë në Luftën Nacionalçlirimtare. Që kur ishte fëmijë, Ramizi ra në sy për pasionin që kishte për dijen, ndaj familja sakrifikoi gjithçka për arsimimin e tij të mëtejshëm. Mjedisi i gjerë familjar, ku shpesh diskutohej për çështje të rëndësishme të kohës, lanë gjurmë të thella në memorien e tij. Tek ai lindi dhe u përforcua ndjenja e theksuar e atdhedashurisë dhe e lirisë. Mendja e tij u iluminua me mësimet e rilindasve tanë për të parë një Shqipëri të lirë dhe të përparuar. Me kalimin e viteve, ndonëse fare i ri, Ramizi kuptoi herët, se për të çuar më tej traditën e familjes dhe të krahinës së tij, duhej jo vetëm trimëri e mençuri, por edhe një shkollim e dije sa më të gjera. Dukë parë e kuptuar këtë dëshirë e pasion të tij,familja bëri çdo sakrificë, duke i siguruar të drejtën për të studiuar në Shkollën Teknike të Tiranës, e njohur si një ndër institucionet e dijes nga më të mirat e kohës në vend. Pikërisht këtu, në vitin 1937, nis edhe rrugëtimi i gjatë i Ramizit në shërbim të atdheut. Në shkollë ai kuptoi shumë gjëra. Ideologjia fashiste kishte filluar të zëvëndësonte dalëngadalë rilindasit tanë duke përgatitur terrenin për pushtimin e mëvonshëm të Shqipërisë nga Italia fashiste. Në shkollë e në rrethe të gjera shokësh ai fliste hapur kundër ideologjisë e propagandës fashiste, ç`ka bëri që autoritetet ta fusnin në rrethin e studentëve të rrezikshëm e që do sillte pasoja më vonë për përfundimin e plotë të shkollës. Pushtimi fashist i vendit në prill 1939 e gjeti Ramizin në krye të lëvizjës antifashiste të studentëve të shkollës, duke demonstruar e kërkuar armë dhe duke i bërë thirrje popullit për rezistencë të armatosur. Në këto kushte, Shkolla Teknike e Tiranës u mbyll. Në vitin 1940 Ramizi u transferua në Shkollën Bujqësore në Malin e Robit, Kavajë. Edhe këtu ai e intensifikoi aktivitetin e tij antifashist. Sikurse dëshmojnë dokumentet e kohës, Ramizi dilte hapur kundër fashizmit duke organizuar e drejtuar protesta të të rinjve. Kjo bëri që në maj 1940 ai të pezullohej nga shkolla, por në shtator të po atij viti ai arriti të vazhdojë studimet në Shkollën Teknike të Korçës. Ky qytet u bë vendi nga ku Ramizi do rritej edhe më tej si njeri i dijes dhe i aksionit. I frymëzuar edhe nga idetë iluministe që qarkullonin në atë qytet, në nëntor 1941, së bashku me grupe të rinjsh përparimtarë, ai mori pjesë në demonstratën e parë më të madhe antifashiste, ku mbeti i plagosur dhe u burgos nga fashistët. Mirëpo ishin Asllan Osja dhe Rrapo Kuka ata që bënë të pamundurën për daljen ilegale të Ramizit nga burgu në shkurt 1942. Në maj të po ati viti ishin po ata që e përcollën Ramiz Aranitasin në Qarkun e Beratit. Skrapari do bëhej vendi ku Ramizi do spikaste me kontibutin e tij në luftë si komisar i Çetës së Skraparit. Ai u bë drejtues i talentuar për ngritjen e këshillave të para nacionalçlirimtare, një udhëheqës politik me vizion të qartë për të ardhmen. Figura dhe emri i tij u bënë shumë të dashura për njerëzit e thjeshtë të popullit, të cilët besonin se lufta kunder okupatorit fashist ishte e vetmja mënyrë për të fituar lirinë. Çeta e tij partizane do bëhej e degjur në mbarë vendin për aksionet e saj luftarake çlirimtare. Të njohura janë aksionet në gusht 1942 në Melovë, ku forcat partizane të çetës i detyruan milicët fashistë me në krye Xhaf Balin , që kishin shkuar për të terrorizuar popullin e zonës të dorëzoheshin. Aksione të tjera përgjatë vitit 1942 u kryen kundër postkomandës së milicisë fashiste në Frashër të Përmetit, në Barmash të Leskovikut, në komunat e Korçës , në Terpan e Shpirag të Beratit, kurse sulmi ndaj garnizonit fashist në Çorovodë çoi më pas në intensifikimin e luftës çlirimtare dhe në çlirimin e plotë të këtij qyteti. Në 28 nëntor 1942 Çeta Parizane e Skraparit e drejtur nga Ramiz Aranitasi së bashku me çetën e Kolonjës të drejtuar nga Petrit Dume goditën dhe shpartalluan garnizonin fashist të Përmetit ç`ka vuri në alarm dhe panik administratën fashiste deri në Ministrinë e Brendshme. Viti 1943 e gjeti Çetën e Skraparit në Mallakastër e në fshatra të tjerë të Beratit në përpjekjet për koordinimin e veprimeve luftarake të forcave partizane, konsolidimin e keshillave nacionalçlirimtare dhe përgatitjen e terrenit për të kaluar në një fazë të re të luftës nacionalçlirimtare. Jehona e këtyre aksioneve çlirimtare nuk kaloi pa u vënë re nga Misioni Anglez në Shqipëri. Ishte kjo arsyeja pse Nexhip Vilçani i kërkoi Misionit Anglez të kontaktonte Ymer Dishnicën i cili, për të bindur Misionin Anglez se në Shqipëri vërtet luftohej kundër fashizmit, u rekomandoi që ata të hynin në lidhje me Çetën Partizane të Ramiz Aranitasit. Këtë bindje misioni e krijoi kur pa konkretisht në terren veprimet luftarake të çetës. Ky fakt bëri që më pas Misioni Anglez të ndihmonte konkretisht me materiale luftarake forcat tona partizane, fillimisht në Malin e Leshnjës ku ishte prezent vetë Ramiz Aranitasi, e më pas në tërë vendin ku luftonin forcat partizane. Nga ana tjetër, Ramiz Aranitasi kishte krijuar shqetësim të madh tek pushtuesit fashistë. Ata kishin kohë që inskenonin plane për eleminimin fizik të tij. Dhe atë që ata nuk mundën ta bënin përballë, arritën ta realizojnë, sikurse dëshmojnë dokumentet arkivore, përmes agjentit të tyre të infiltruar prej disa kohësh, në agimin e 23 qershorit 1943, pikërisht atëhere kur Ramiz Aranitasi ishte nisur në mision për të marrë përsipër detyrën e komisarit të një batalioni të ri partizan. Ideali për të cilin dha jetën Ramiz Aranitasi nuk u mposht. Ai ia doli të lartësohej edhe më shumë në vitet që pasuan. Përgjatë këtyre viteve shumë personalitete të shquara, shokë, miq, të afërm e dashamirës të Ramizit si, Bilbil Klosi, Zylyftar Veleshnja, Kahreman Ylli, Luan Qafëzëzi, Dino Kalenja, Orhan Frashëri, Mane Nishova, Luan Rama, Neshat Hysi, Qemal Isufi, Hajredin Elmazi, Ferrik Qazimi, Viktor Mahmutaj e plotë të tjerë, e mbajtën gjallë kujtimin e Ramiz Aranitasit më shkrimet dhe veprimtaritë e vazhdueshme të organizuara në kujtim të tij. Sot kur kanë kaluar plot 70 vjet nga rënia e tij, ne ndjehemi më pranë Ramizit dhe veprës së tij në shërbim të atdheut. Kujtimi për të është një homazh edhe për dëshmorët e tjerë të Mallakastrës dhe të gjithë Shqipërisë të rënë në luftën për liri.
©Corovoda On Line

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA