Skrapar: Pas zgjedhjeve 2013. Ja mesazhet e protagonisteve te fitores se te majteve ne Qarkun tone. Zotka, Naco, Ylli falenderojne per fitoren **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar: Pas zgjedhjeve 2013. Ja mesazhet e protagonisteve te fitores se te majteve ne Qarkun tone. Zotka, Naco, Ylli falenderojne per fitoren

Fatjon Kaloci
2.7.13
Ndersa shume me shpejt nga sa me pare ne historikun e zgjedhjeve ne Shqiperi rezultatet e shpejta dhe nje proces zgjedhor jo me shume kaos duket sikur u kalua lehte ky 23 qershor 2013. Gjate javes qe lame pas nuk munguan edhe mesazhet derguar mbeshtetesve respektive te forcave te majta qe fituan ne keto zgjedhje.Ndonse Skrapari njihet si nje bastion ku dominon kryesisht e majta, nje rezultat kaq i thelle i se majtes ne tere Shqiperine gjithesesi shume i ve ne pikepyetje pasi keto zgjedhje treguan se ne kete sfide dolen Te gjithe fitues por... dilemat individuale per simpatizantet vijojne... mbase jo ne dukje. Gjithesesi ne mesazhet respektive kryesisht ne nje rrjet social vecojme:
Ne rrjetin social Facebook, Kryetari i Bashkise Polican Adriatik Zotka ne 28 qershor 2013 shkruante:
"Mirenjohje dhe nje falenderim te madh per te gjithe votuesit e partise socialiste te qytetit te Policanit - Respekt dhe per votuesit e koalicionit te majte"
Po ne rrjetin social Facebook, Nasip Naco permes nje video postimi ne 25 qershor 2013 per mbeshtetesit dhe perkrahesit publikoi momente nga festimi ne Corovode (Videon ne fjale e gjeni ne bashkengjitje)
Kandidati tjeter Fidel Ylli permes nje postimi ne rrjetin social Facebook ne 27 qershor 2013 do te shkruante nje mesazh falenderimi:
"Falenderime dhe Mirenjohje per te gjithe njerezit e mrekullueshem te Qarkut Berat, që pavarësisht nga bindjet politike në 23 Qershor morën pjesë në zgjedhje duke dëshmuar vlera qytetare të një demokracie funksionale. Falenderime dhe Mirenjohje per te gjithe ata qe mbeshteten e votuan Programin tone "PER NJE RILINDJE SHQIPTARE" Falenderime dhe Mirenjohje per te gjithe perkrahesit, anëtaret, simpantizantet e votuesit e Partisë Socialiste qe bene te mundur kete rrotacion te nevojshem! Falenderime dhe Mirenjohje per të gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit, të cilët me përkushtim e vetëmohim kryen detyrën në mënyrë që ky proces të administrohej sa me mire. Kam përgjegjësine dhe privilegjin shume te madh për t’i shërbyer me përulësi gjithë njerëzve të këtij qarku te mrekullueshem. Faleminderit...Faleminderit....Faleminderit..."
Ndonse klima e zgjedhjeve 2013 realizoi nje sukses te se majtes ne gjithe Shqiperine ajo qe mbetet si shprese jane punesimet dhe administratat ne Skrapar qe shpresojne te mos kene levizje... gjithesesi ethet mbeten per tu pare ndersa shpresa per nje dhenie fund asaj qe eshte bere me pare vijon me se paku deri ne shtatorin e krijimit te qeverise se re

©Corovoda On Line