Video Dokumentari: Një dedikim për të mos u harruar Demir Nuhellari Personalitetin jetegjatë sa vetë Çorovoda - VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Video Dokumentari: Një dedikim për të mos u harruar Demir Nuhellari Personalitetin jetegjatë sa vetë Çorovoda - VIDEO

Fatjon Kaloci
1.7.13
Një video dokumentar kushtuar një prej emrave me të njohur, madje të hershëm sa vetë Çorovoda, për të mos harruar në vite i dedikohet figurës së Demir Nuhellari. I lindur në shtator 1925 një prej protagonistëve të vetë jetës së këtij qyteti ndërsa me së fundmi ish-Kryetari i Veteranëve të Skraparit do të ishte ikona e trasmetimit të vlerave të patjetërsueshme të popullit të Skraparit. I lindur në Zhaban, një prej lokaliteteve me të hershme në Çorovodë, Demir Nuhellari u bë ndër emrat më të respektuar në mbarë Skraparin dhe përtej. Ndonse u nda nga jeta në gushtin e vitit 2010 emri i tij dhe kontributi i pashuar në çdo hap- zhvillimi të këtij qyteti, mbetën vlera të gjalla të monumentit që historia vendos për burra të mençur si Demiri.
Emri i tij është në plejadën e "Qytetarëve të Nderit" të Bashkisë Skrapar. Ndërsa më poshtë, Corovoda Online jep një jetëshkrim të shkurtër si dhe ju fton të ndiqni një video material të shpërndarë në rrjet.
DEMIR HAMIT NUHELLARI
Lindur më 13 shtator 1925 në Zhaban të rrethit të Skraparit
Ka marrë pjesë në Ushtrinë Nacional – Çlirimtare prej korrikut 1943 deri në korrik 1945 në Çetat dhe Grupin e Skraparit dhe në Brigadën e VII Sulmuese. Mbas çlirimit ka kryer detyra te rëndësishme ne drejtimin e vendit si;
Shtator 1947-shkurt 1948 Komiteti i rinisë Skrapar
Shkurt 1948-korrik 1951 komiteti i Partisë Skrapar
Korrik 1951- Gusht 1956 Komiteti Ekzekutiv Skrapar
Janar 1956- Shtator 1960 komiteti i partisë Skrapar
Shtator 1960- shtator 1962 Instituti i larte bujqësor.
Shtator !962-janar 1965 ndërmarrja bujqësore Lushnjë
Janar 1965- Janar 1967 komiteti i partisë Skrapar
Janar 1967- janar 1970 SMT Skrapar
Janar 1970- maj 1975 Komiteti Ekzekutiv Skrapar
Maj 1975 – deri në daljen në pension , Drejtor i ndërmarrjes bujqësore Skrapar.
Vlerësime: Medalje e “Kujtimit”, e “Çlirimit”, e ‘’Trimërisë’’, Urdhri për Shërbime të shquara Shtetërore’’
“Qytetar Nderi i Çorovodës”, “ Nderi i Qarkut Berat” Kryetar Nderi i organizatës se Veteraneve te LANC

©Corovoda On Line