• ---
  • ISLANDË, SËRISHT NË FOKUS TË MEDIAVE KLEVIS SULA
  • NJË TUBIM LUTJEJE PËR 20 VJEÇARIN NGA SKRAPARI DO TË MBAHET NË REJKJAVIK
  • QINDRA ISLANDEZË JANË NJOFTUAR PËR NJË EVENT NË FACEBOOK PËR DATËN 17 DHJETOR 2017
  • SIPAS NJË POSTIMI NË FACEBOOK, DO TË NDIZEN QIRINJ E KRYHEN LUTJE PRANË VENDIT KU NDODHI NGJARJA
  • TRUPI I PAJETË I KLEVIS SULA, 20 VJEÇARI NGA SKRAPARI PRITET TË VIJ NË FUNDJAVË
  • CEREMONIA MORTORE DO TË MBAHET NË ÇOROVODË KU PREJ DITËSH FAMILJA KA HAPUR DYERT E MORTIT
  • 20 VJEÇARI NGA SKRAPARI U QËLLUA DISA HERË ME THIKË NË MENGJESIN E 3 DHJETORIT, NË REJKJAVIK - ISLANDË

Jozyrtare: Vetvarja ne Greqi mund te kete lidhje me Skraparin. Viktima besohet se kishte origjinen nga Skrapari

Një lajm i mësuar në mediat kombëtare shqipëtare pak ditë më parë mund të ketë lidhje me Skraparin. Një burim jozyrtar (lajmi nuk duhet marrë me besueshmëri të plotë) citon se 35 vjeçari që u vetvar në një nga burgjet e Kallamatës në Greqi ka origjinën nga Skrapari nga një fshat i Komunës Qëndër. Sipas lajmit të publikuar fillimisht ne median Top Channel në 21 qershor 2014 thuhej:
"Një shtetas shqiptar 35 vjeç është gjetur i varur në qelinë e tij në rajonin e policisë se Kallamatës. Sipas policisë greke, 35-vjecari, emri të cilit nuk bëhet publik u gjet i varur në qeli gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës.

Autoritet thonë se 35-vjeçari do të dërgohej të hënën në gjykatë për masën sigurisë, pasi ai akuzohej se qe prej tre vjetësh përdhunonte të bijën e tij. Akti barbar kryhej në banesën e çiftit në kohën që bashkëshortja e tij ndodhej në punë.
Vogëlushja i tregoi të ëmës për përdhunimin që vetë i ati i saj kryente për gati tre vite dhe kjo e fundit e denoncoi në polici ku dhe u ndalua.
35-vjeçari kishte mohuar akuzat, por duket se ekspertiza mjeko-ligjore dhe deponimet e vetë të bijës do ta dërgonin atë në burg. I gjendur nën peshën e akuzave tepër të rënda dhe frikës për akte hakmarrje ndaj tij në burgjet greke, 35-vjecari ka vendosur t’i japë fund jetës së tij.
Ai u vetëvar me një çarçaf që gjendej në qeli. Drejtoria e Policisë së Kallamatës ka urdhëruar një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes, kurse trupi i viktimës u dërgua në morg për ekzaminim mjeko-ligjor
." - përfundon shkrimi i pak ditëve më parë në versionin online të Top Channel
©Corovoda Online / kortezi Top Channel

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA