Koordinata X: 1920 Çorovodë. Kush ishte pronari i furrës së vetme të bukës në Çorovodë? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: 1920 Çorovodë. Kush ishte pronari i furrës së vetme të bukës në Çorovodë?

Fatjon Kaloci
8.11.14
Pak shtëpi, disa dyqane dhe një furrë buke dhe Çorovoda e vitit 1920 po shkonte drejt viteve nën rregjimin Zogist. Koordinata X dhe Corovoda Online do të ndalen në këtë shkrim në një dokument të vitit 1959 veçuar nga arkivi ynë në të cilin flitet edhe për një emër.

Ai ishte nga fshati Leshnje, Skrapar dhe quhej Riza. Gjatë kohës së Mbretit Zog, nën emrin e tij rregjistrohej një pasuri të tillë e cila për kohën padyshim ishte e madhe.

Ai kishte rreth 60 dylym tokë, mbi 200 krerë bagëti, së paku 3 pendë qe', dy kafshë samari dhe një furrë buke në Çorovodë.

Kështu shkruhet në artikuj të ndryshëm që i referohen dokumenteve të kohës.

Gjatë okupacionit fashist, pasuria e tij do qëndronte në 60 dylym tokë, 100 krerë bagëti, një pendë qe', 2 kafshë samari dhe sërisht furrën e bukës në Çorovodë do ta kishte sërisht nën emrin e tij. Pas çlirimit ekonomia pasurore thuajse ishte e njëjtë dhe falë saj ushqeheshin së paku 30 veta që jetonin së bashku me vëllezërit.

Ai quhej Riza Sinani, jetonte në Çorovodën e viteve 1920, punonte në dyqanin e tij të bukës ku kishte edhe furrën.

I vëllai i tij thuajse gjithë kohës i kushtohej përkujdesit ndaj bagëtisë. Për disa kohë u konsiderua si i deklasuar kjo edhe për shkak se Rizai duke u marrë me tregëti lidhi shoqëri madje u bë vëlla (asokohe konsiderohej vëlla i bërë) me M.Kapllani që nga rregjimi komunist konsiderohej ballist. Madje nën cinizmin e dokumenteve të kohës lexohen mjaft kërkesa drejtuar Partisë për t'i hequr emërtesën "kulak"  dhe duhej të vendoste Partia nëse do ta mundësonin këtë aprovim apo jo.

Gjithësesi Corovoda Online vlen të përmendi se Riza Sinani mund të quhet bukëbërësi i parë i Çorovodës.


©Corovoda Online / Imazhi bashkëngjitur me karakter ilustrativ / Arkiv Corovoda Online