• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Përurimi: Ambasadori Italian Gaiani dhe Kryeparlamentari Meta në Çorovodë

Një investim serioz në fushën hidro-energjitike u konkretizua këtë të shtunë 22 nëntor 2014 në Çorovodë. Pak pas orës 15:00 në një ceremoni të rastit mbi përurimin e H.E.C. Vlusha me kapacitet të lartë prodhues mes dhjetra të pranishmëve u mbajt dhe fjala përshëndetse. Kryeparlamentari Ilir Meta theksoi rëndësinë e këtij investimi gjatë fjalës së tij ndërsa edhe Ambasadori Italian Masimo Gaiani përshëndeti projektin e finalizuar kjo nga një sipërmarrje italiane. Në takim ndër emra të tjerë të pranishëm Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, Ministri i Drejtësisë Nasip Naco, Deputetët Fidel Ylli, Eduart Bejko, Ervin Koci, Spartak Braho dhe drejtues të pushtetit vendor Kryetari i Qarkut Selfo Kapllani, Prefekti i Beratit Petrit Sina, etj. Më herët në një drekë të rastit Kryetari i Bashkisë Çorovodë Nesim Spahiu,  falenderoi për vemendjen që po i kushtohet Skraparit përmes shumë projekteve aktualë por edhe të pritshëm. Druejtues të tjerë të lartë vendor, Drejtuesit e Komunave apo të institucioneve të ekzekutivit në nivel Qarku dhe në nivel lokal ishin në këtë takim. Më herët pak pas orës 10:00 sipas axhendës u inspektua edhe një projekt arterial rrugor në Komunën Çepan.
©Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA