• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Big Brother: Vajza nga Skrapari, Marsuela hyn në "shtëpinë e shqiptarëve" Simpati në 24 orë

...34 vjeçarja nga Skrapari hyri mbrëmjen e së shtunës 4 prill 2015 në shtëpinë më të madhe të shqiptarëve. Sharm, elegancë dhe fuqia e një femre të fortë mes vështirësish që jeta shpesh jep, këto mund të ishin tre përshtypjet e para për Marsuela Kreku e lindur në 08 mars1981 në Skrapar në një lokalitet të quajtur Kakrukë ku kaloi disa vite në vendlindjen e saj. Në vitin 1999 së bashku me familjen do të emigronte në shtetin fqinj, Greqi e ku moshën 19 vjeçare do të martohej për të sjellë në jetë vajzën e saj. Por pas 1 viti e gjysëm pas një aksidenti në punë në shtetin grek bashkëshorti i saj do të ndahej nga jeta duke e lënë Marsuelën mes qindra vështirësish të jetës që do të vinin. Aplikimin për formatin televiziv Big Brother Marsuela e bëri përmes një rrjeti social, dhe me skepticizmin e moshave prindërit e saj fillimisht nuk e aprovuan dëshirën sa herë flitej për këtë format. Madje në momentin kur duhej të rikthej në Shqipëri për të marrë pjesë në kompeticion Marsuelës iu desh të kërkonte që prindërit të vinin në Greqi "me pretendimin se ishte e mërzitur" por kur ata mbërritën në shtetin grek u habitën kur panë gati valixhet e Marsuelës e cila ndau më pas konfirmimin e lajmit se ishte zgjedhur si banore e shtëpisë së Big Brother 8. Në më pak se 24 orë simpati ka ngjallur Marsuela në shtëpinë e Big Brother. E sinqertë dhe reale fillimisht rrefimin e peripecive të jetës i ndau me Marinën e më pas me Stilianin ndërsa pas rrëfimeve të para nuk mungojnë edhe sytë e përlotur sa herë që flet për vajzën e saj, njerëzit e burrit të saj që e kanë përkrahur etj. Marsuela i bashkohet shtëpisë së Big Brother ku termi Skrapar nuk është i rrallë. Xhensila Pere një tjetër banore ka vizituar here pas here Skraparin, apo Stiliani nëna e të cilit është me origjinë nga Skrapari si edhe Fatjon Hysenbelliu një tjetër emër në këtë format me pak Skrapar në të. Nëse dëshironi që të njihni më shumë mbi Marsuela Kreku për qëndrimin e saj në Big Brother, një fun page social në facebook ( kliko këtu ) mund t'ju shoqëroj gjatë këtij edicioni.
©Corovoda Online / Disa nga burimet LILO

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

PERSONALITETI 2018 PËR SKRAPARIN

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA