• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Nga Përparim Hysi: Përsiatje rreth librit "Dervish Iliazi" të autorit Gjergj Qafoku

Jam ndodhur para një paradoksi: e mora pak me “rezerva” librin e Gjergj Qafokut kushtuar klerikut bektashi, Dervish Iliazi, se vet jam ateist. Nuk kam idhujtari për ndonjë fe dhe as për ndonjë sekt a nëndegë të feve të ndryshme. Në nuk besoj unë, kjo gjë nuk i prish punë askujt. Se siç thotë, filozofi i madh gjerman, Fridrih Niçe: “Një gjë që nuk më vret, nuk më dëmton dhe më bën më të fortë”. Atëherë, përse iu vura punës, pak të lodhshme për statu quon time të shëndetit ( jam duke u kuruar nga sytë dhe nuk duhet të rri shumë para kompjuterit), por ndodh pak a shumë si atë që tregojnë në raportin me hajdutin:
- Baba, kam kapur një hajdut, ta mbaj apo ta lëshoj?
- Mbaje! Mbaje-mbaje, po një fjalëgoje, se nuk të lë as Gjergji Qafoku, por ca më keq “Dervish Ilaizi”.
Ky të merr e të futë në “dollomanë” e vetë dhe të bën as më pak dhe as më shumë: por bektashi. Të jetë vetëm kaq shtysa për ta shkruar këtë ese? Për fat të mirë, nuk është vetëm kaq. Ka kohë që Vërzhezha, një nga fshatrat më të mëdha të Skraparit, vjen e më vërtitet para syve si një inspirim për të shkruar për të. Nisem ta bëj… dhe tak: nuk bitisem. Pse më vërtitet Vërzhezha? Se Vërzhezha është vendlindja e babait tim të ndjerë, që  megjithëse kish pesëdhjetë vjet i larguar nga Vërzhezha, ai vdiq me Vërzhezhën në gojë. Vitin e fundit, për nja tre muaj, im atë vuajti nga skleroza, por thoshte:
- Qeshë në Vërzhezhë një copë herë ( e kishim nxjerë për ajrosje aty, para shtëpisë sonë në Mbrostar-Ura të Fierit 100 e ca km larg nga Vërzhezha) dhe gjithë kjo”vrasje e kujtesës së babait” qe ku e ku më e vogël se dashuria për Vërzhezhën. Ky qe si një amanet i tij, apo si një testament dashurie për vendlindjen. Po unë dhe nënën e kam nga Skrapari dhe, pse gjaku nuk bëhet ujë, kam shkruar me dashuri edhe për Vërzhezhën e timeti, po edhe për Nishicën e sime ëme! Në vjershën time, përmjet vargjesh, kam thënë:
“Vërzhezhën e dua,
se dua babanë.
Nishicën e dua se dua time ëmë…

...dhe, me sa mbaj mend (epo kush i mban mend tani ç’shkrova), them:
- Sado që ka lindur në Myzeqe Skraparin e dua, se është vend i prindërve të mi

Sado që jam myzeqar Kujdes! Unë jam nip në Skrapar… Dhe në ndodhtë gjëkundi që Skraparin ma shatë Vij ju mbys se kthehem në xhelat!

* * *

Por është dhe një shtysë tjetër që më lidh me Vërzhezhën. Para ca muajësh, miku im, Duro Mustafai alias Duro Mustafa Vranishti, më dha revistën “Hora”. Duro Mustafai është penë e vjetër dhe, sado që i ka kaluar tetëdhjetë vjetët, vazhdon të shkruajë në prozë e poezi dhe, në duhet të marrë Cezari, çfarë i takon Cezarit, unë them që emri i Duro Mustafait duhet shënuar në librin “Gines”: është i vetmi në gjithë Shqipërinë që nxjerr revistën e illustruar me titull “Hora”,se “Hora” është emri i vjetër i Vranishtit dhe kjo degë e”Horës” siç dihet është dhe në Kalabri. Ma kishte dhuruar një numër të saj dhe mbi kopertinë kish vënë emrin tim. Me revistën në dorë, unë shkova në një promovim libri. Kur hyra në sallë (pak nga pak ajo po mbushej plot),para meje qe ulur një burrë pak i thinnjur. Unë e njoha, por ai,sa më pa revistën, m’u drejtua:
-Ç’e ke atë revistë?
- Është revista “Hora” që e nxjerr Duro Mustafai,- u shpjegova unë.
- Duron e kam mik,- foli thinjoshi.
- Meqë e ke mik, merre! Ta kam falur. Sado që hezitoi me politesë, Thinjoshi zgjati duarët. Pa emrin tim dhe më pyeti:
-Nga jini?
-Jam nga Fieri
.-Po ky mbiemër yti sikur…
-Me origjinë jam nga një fshat i Skraparit.
-Nga ç’fshat?
- Nga Vërzhezha,- u përgjigja ezber
- Pse fshat është Vërzhezha? Mos ta dëgjoj më atë fjalë! Njeriu që m’i tha këto fjalë, është Profesor-doktori i nderuar, kardiologu, Pandeli Çina. Dhe, pak a shumë, i thashë të tëra. Pyetja e Profesor Çinës më rrinte mbi kokë si ajo shpata mitologjike e Demokleut. E, megjithatë, kur thoshte e ndjera imë ëmë: nuk ka ardhur koha…”. Dhe erdhi koha.
Si një bekim, më merr në telefon Gjergj Qafoku dhe më kërkon një takim. “Audiencën” e bëmë tek kafe “Ulqini” dhe ai ma dhuroi librin për klerikun bektashi “Dervish Iliazi”. Tani nuk mbante më ujë pilafi. Unë,sado lindur e rritur në Myzeqe, Skraparin e kam patur pazgjidhmërisht në shtëpi. Pra, tek “këmbej tepsitë” me skraparlinjtë, ende nuk e kam humbur atë theksin e Skraparit.

* * *

Sikur e lakova shumë Vërzhezhën. Jo, sikur, por zëre se po shkruaj dhe për të: se Dervish Iliazi, kleriku bektashi, ka qenë nga Vërzhezha. Ka qenë dhe, në është përjetësuar në këtë libër, kam të drejtë që të them: – Gjergj Qafoku! Të lumtë pena! Me penë i ke ngritur monument një kleriku që veç petkut të “tarkikatit” bektashi, është humanitar: është dashamir i arsimit e kulturës; është patriot dhe luftëtar sa herë që e ka dashur Atdheu. Vërzhezha si fshat i madh ka plot figura që i bëjnë nder, por, siç shoh nga monografia e Gjergj Qafokut, “Guri i Qoshesë” në gjithë Vërzhezhën është ky klerik bektashi,që, sado nuk i arriti as pesëdhjetë vjeçët, ka bërë vepra të tilla që ia laurojnë gjithë portretin fizik e moral të tij. Parë me një sy vetëm kalimthi, kur të rreshtoj krejt përciptas disa nga veprat e tij, ju do më jepni të drejtë mua dhe kam frikë (frika mo t’ju dalë?!),se dhe ju do futeni në dollomanë e këtij kleriku bektashi, që poeti i bukur skraparli, Xhevahir Spahiu,e ka quajtur “Nënë Tereza” i jugut. Atëherë, ju lutem, më ndiqni….
Ka lindur më 1875 në Vërzhezhë të Skraparit. Ka shkuar në Turqi dhe ka qenë nxënës i Hoxha Tahsimit; ka patur kontakte me Naimin dhe Samiun; ka shkuar në Egjipt për shkollim dhe ka qenë në Mekë. Ka hapur të parë shkollë shqipe më 1913.Ka qenë bashkëveprues dhe ka mbështetur Çetat e Bajo e Çerçiz Topullit; ka bashkëpunuar me Themistokli Grëmenjin e Sali Butkën; ka qenë nënprefekt si ndihmës i Tehmistokliut; ka qenë kur u ngrit flamuri në Vlorë; ka bërë fushatë aktive për deputetin Ismail Qemal-Vlora në nahijen e Beratit se Isamilin e kish njohur që në Turqi. Sado klerik bektashi,qe aq progresist,sa bashkëpunoi me orthodokisn e shquar,Jorgji Karbunara aliaz Babë Dudë Karbunara. Ka dërguar luftëtarë në luftën e Vlorës më 1920. Ka qenë fanolist dhe ka ndihmuar Nolin… ka qenë…po, ku shkruhen dot në kartë/ fjalët e gjuhës së zjarrtë/- shkruante Naimi. Dhe unë: po ku shkruhen dot të gjitha ç’ka bërë ky klerik gjatë jetës së tij shumëdemisionale?

* * *

Në hyj nën “dollomanë” e këtij kleriku kaq të mirë, jo se më imponohet me petkun e fesë, por ai më imponohet me veprat e tij në dobi të njerëzve. Ky dervish vërzhezhalli,e ngriti teqenë në majë të Kulmakut (1500 m mbi nivelin e detit) dhe kjo teqe u bë strehë e çdo nevojtari që e zinte rruga andej pari. Kjo “teqe” u bë si ai “fari” për marinarët. Dervishi dërgonte një nga të tijtë që deri sa errësira mbretërone, tundej një fener për t’u treguar “portin” ku do strehoheshin. Ka ngritur me shpenzimet e veta tetë puse ujë, 10 çezma; disa rrugë, disa ura dhe disa sofate për çlodhje në vendet ku mblidheshin njerëz. Ajo që ia rrti karizmën këtij kleriku se, po të duash t’i hedhësh në hartë, gjeografia është tej kuifijve të Skraparit.Ajo shtrihet në fshatrat e Korçës e Kolonjës; në Përmet dhe deri tek ura e Mifolit në Vlorë. Nuk ka qenë as inxhinier as arqitekt dhe as ixhinier hidrik, por u ka dhënë emrin jo si fetar, por kishte dhuntinë për t’u shërbyer njerëzve. Pse qe i tillë, ai kur vdiq (gjeshtisi,në terminologjinë bektashiane) u përcoll nga qindra e qinndra njerëz dhe u përjetësua në dhjetra këngë që këndohen jo vetëm në trevat e Skraparit, por kudo ku ka vënë këmbën ai. Shumë nga veprat etij, kanë marrë emrin e tij,si:pusi i Dervish Iliazit; çezma e Dervish Iliazit; ura… rruga etjera. * * * … dhe vijnë batuat:- Po me urën ç’patën,xhanëm? Kjo batutë më vjen parasysh, se barbarët që nuk njihnin skrupuj, në vitin 1967, e shkatërruan teqenë e Kulmakut dhe ç’është për të vënë kujen: eshtrat e këtij njeriu kaq të mirë, i shprëndan skërkave. Ndodhi si me eshtrat e Fishtës. Mesjeta ish zhvendosur pas dyqind vjetësh. Por ndodhën dashamirë që i mblodhën dhe i ruajtën,se e kishin si simbol të besimit dhe të dashurisë. Paradoksi qëndron në një fakt pak paradoksal: ky klerik bektashi qe dekoruar nga Presidiumi i Kuvëndit Popullor dhe, megjithatë, ia përdhosën varrin. Në vitet e demokarcisë, Dervish Iliazi aliaz Nënë Tereza e Jugut siç e ka pagëzuar Xhevahir Spahiu, është shpallur “Nderi i qarkut të Beratit” dhe “Nderi i Skraparit”. Kaq nuk janë pak që të mos të të bëjë për vete një Klerik i tillë. Aq të imponohet sa nuk është pa vend të sjellësh një paralele me atë që i shkruante Profesor Çabej, Lasgush Poradecit:- Më duket se duke u njohur me Fisshtën, po bëhem katolik” dhe, ndaj them:- Po futem në “dollomanë” e tij. Dhe ndjehem mirë! Ne ©corovoda online / Materiali Kortezi Dielli/ Foto:Përparim Hysi /

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA