• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Skrapar: Zbulohen arme e fishekë dhe 3 010 rrënjë të Cannabis Sativa. Operacioni: SHpallet në kërkim një 32 vjeçar

Armë, fishekë dhe 3 010 bimë narkotike kapen në Skrapar. Në kërkim një 32 vjeçar nga Saranda. Këto janë rezultatet e djeshme të një operacioni të sukseshëm të Komisariatit Skrapar. Më herët ditën e djeshme e dielë më datë 06.09.2015,  në Skrapar në vijim të operacioneve të zhvilluara për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe në zbatim të detyrave të Planit Operacional për “Evidentimin dhe asgjesimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve”, efektivët të Komisariatit të Policisë Skrapar, kanë shpallur në kërkim shtetasin me iniciale E.Q, 32 vjeç, banues në Sarandë. Shpallja në kërkim e shtetasit E.Q, u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, të jenë autorë të kultivimit të 3010 rrënjëve bimë narkotike Canabis Sativa. Bimët janë gjetur në fshatin Luadhë , në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë”, (zonë e pyllëzuar), të kultivuara në dy parcela dhe varionin nga 1.5 deri në 2.8 m të larta. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale : 1. Një armë zjarri automatik model 56 (Kallashnikov). 2. Dy krëhëra me fishek. 3. Një sasi fishekësh model 56, kalibër 7.62 mm. 4. Si dhe katër telefona celular të markave të ndryshme. Nga ana e Strukturave të Drejtorisë së Policisë Berat disponohen prova të mjaftueshme për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga neni 284, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
©Corovoda Online / Imazhet Policia e Shtetit nga Vendngjarja

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

PERSONALITETI 2018 PËR SKRAPARIN

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA