• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Betohet Deputeti i ri Ndocaj. Polemikat me sipërmarrësin nga Skrapari 1 vit më parë.

Në media epiteti "Kauboj" po i referohet ardhjes së re në Kuvendin e Shqipërisë, Eduart Ndocaj. Karizmatik në pamje dhe intervistat e para. Si "Zotëria 420" me Raxh Kapur në këtë rast kënga "Me kapele Karrocieri..." duhet zëvendësuar me "Me kapele Kauboj..." referuar hobit të veçantë të tij. Unik në stil në ditën e tij të parë të detyrës së re përkrah të majtës, me Blue Jeans veshur dhe në dosje me kolor, ai vijon të jetë epiqendra e mediatikëve. Përpara se të ngjiste shkallët e tempullit të ligjeve, me një mjet stil të vjetër të tipit Mercedez ai sikundërse kishte premtuar bëri fokusin e gjithë mediave këtë paradite të së enjtes 29 tetor 2015. Por një vit më parë emri i tij u bë pak më shumë publik falë polemikave hapur asokohe në faqen e tij në facebook ku përmes një shkrimi debatues, tone të forta akuzuese ndaj një sipërmarrësi nga Skrapari i cili ishte dhe është aktualisht Presidenti i Shoqatës "Albania e Futuro" Astrit Çela. Polemikat kanë ndodhur më shumë se një vit më parë ku shoqata "Albania e Futuro" që drejtohej nga Astrit Çela dhe si sekretar i përgjithshëm dhe financa ishte Eduart Ndocaj. Në ditën e parë të muajit shkurt 2014, e shtunë, një delegacion i lartë nga Shqipëria do të takohej me shoqatën Albania e Futuro dhe për nder të delegacionit dhe rastit në resorantin Selgrino do të shtrohej një drekë e rastit. Në delegacion krahës emrave të lartë ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Në takim (sipas versionit të Ndocaj) morrën pjesë 90 vetë ndërsa për Çela ishin 60. Nuk dihet nga rrodhën debatet por për disa ditë deklarata e kundërdeklaratash të ditëve që pasuan fokusi u përqëndrua tek: Kush shpenzoi Sa? Sipas Çela kostoja e këtij rasti u pagua nga Albania e Futuro dhe përmes faturash deklaroi se shpenzimi në total shkoi në 2 600 euro ndërsa disa nga të pranishmit kishin paguar vetë. Ndërsa Ndocaj që në një web lokal kishte shkruar më herët se ai dhe Grupi Ndocaj kishin shpenzuar 8 000 për këtë drekë. Ka mjaftuar kjo polemikë ku debatet do të pasoheshin me reagime e kundër reagime qofshin këto edhe në pakënaqësi politike. Gjithësesi sot Eduart Ndocaj u betua si deputeti më i ri i Parlamentit Shqipëtar.
© Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA