Skrapari fiton çmimin e tretë në Ballkaniken "Fest Lojë 2015" Organizuar në Durrës **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari fiton çmimin e tretë në Ballkaniken "Fest Lojë 2015" Organizuar në Durrës

Fatjon Kaloci
28.10.15
Ata padyshim janë krenaria e radhës për Skraparin. Më herët në mes tetor 2015 në eventin "Fest Lojë 2015" Organizuar në Durrës, e pranishme ishte edhe Qëndra Kulturore e Fëmijëve Skrapar e cila në Bashkëpunim me Bashkinë Skrapar dhanë emocione fituesish. Këto emocione u panë që në paradën e parakalimit të vendeve pjesëmarrëse ku edhe pankarta "Shqipëria - Skrapari" tërhoqi vemendjen me kostumet zakonore.Në natën finale, të parët që hapën siparin e eventit ku merrnin pjesë grupe nga fëmijët e gjithë Ballkanit ishin vogëlushët e Skraparit. Për 7 minuta performancë përmes një valle dhe një loje që formati kërkonte më shumë se 16 vogëlushë me kostumet popullore tradicionale të Skraparit dhanë emocione në këtë event. Corovoda Online ende nuk ka siguruar material video nga ky event, gjatë konkurimit të Skraparit por në bashkëshoqërim japim një montim fotosh në rrjete sociale marrë vetëm me qëllimin për pasqyrimin e diçkaje nga ky aktivitet, ndërsa do të përpiqemi që të sigurojmë diçka më shumë. Skrapari në përfundim të "Fest Lojë 2015" u nderua me çmimin e tretë. Fest Lojë u mbajt në Durrës dhe çeli siparin në 16 tetor 2015.
©Corovoda Online - Blogu i vetëm interaktiv lokal