BREAKING NEWS

The life of a child soldier in Congo

Në Kanionin Osum tani më edhe me HydroSpeed. Por çfarë është HydroSpeed

Posted on Saturday, August 27, 2016 and filed under , , , , , , , . You can follow any responses to this entry through theRSS 2.0 . You can leave a response or trackback to this entry from your site

Sezoni i ri i pritshëm i vjeshtës 2016 i Rafting në Kanionet e Lumit Osum do të ketë këtë herë edhe risi. Krahas gomoneve, kayakut e lopatave tashmë tradicionale për pasionantët e Rafting, tani do ju duhen më së shumti këmbët në veprim. E testuar në korrik 2016 nga Albania Rafting Group, HydroSpeed quhet mjeti më i ri që do të na shoqëroj shikimet kureshtare nën kanion të atyre që do të kenë dëshirën për t'a ndjekur.
Por çfarë është HydroSpeed?
HydroSpeed është një barkë e vogël plastike e cila drejtohet nga duart. Ato kanë një vend të posaçëm ku qëndrojnë, ndërsa busti i trupit të personit shtrihet në të. Këmbët mbeten jashtë objektit,  lopatat e këmbëve janë të detyrueshme për ti dhënë forcë shtytëse lundrimit tuaj. Mund të aplikohet nga fillestarët por kërkohet që të jeni notar i mirë dhe në kushte të mira fizike. Adrenalina është më e veçantë nga ajo sa keni provuar, veçanërisht në rrjedhat përgjatë lumit ku "peshqit fluturues" do ju kenë zili . Padyshim që mjetet mbrojtëse gjatë ushtrimit të aktivitetit janë të detyrueshme, për të shmangur incidente të mundshme me rrymat apo format e gurta. Po ashtu për shkak të qëndrimit të gjatë në kontakt me ujin veshjet e bëra enkas do të minimizojnë kontaktin trupor me të. HydroSpeed në Shqipëri është testuar edhe në Lumin Osum edhe në Vjosë. Kompania e parë që e ka sjellë këtë teknikë të re është Albanian Rafting Group.
Corovoda Online / Imazhe Përpunim Grafik /  FB

0 Responses for “ Në Kanionin Osum tani më edhe me HydroSpeed. Por çfarë është HydroSpeed”

Leave a Reply

Recently Commented

Recent Entries

Photo Gallery

Footer Social