• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Për Ty, Studentin e ri... Nga Kalem Ymeralaj



Për ty, studentin e ri...
Ti maturant i sotëm, je ai që fati apo rastësia e deshi të ishe si unë para katër viteve. Në të njëjtin vend tranzicioni, me të njëjtat figura politike, si dhe me më shumë probleme se kurrë.

Jemi të dy bashkë, atje ku unë nisa, por me një ndryshim që i përngjan një ajsbergu, në pamje të parë i vogël, me thellësi të pafundme. Ti mund të fantazosh, ëndërrosh, meditosh... por unë e preka dhe e njoh rrugën në të cilën ti apo ky sistem arsimor i padrejtë vendosi të ecësh.

Jemi të dy bashkëudhëtar të të njëjtit udhëtim, ndaj m’a jep dorën, e di... pas asaj që të bën, është e vështirë, ki besim tek unë dhe hape zemrën për hir të atyre pak hapave që kam hedhur para teje.

Uroj të jem një "mësues" i mirë. Zoti e deshi të jetojmë dhe ndeshemi me të njëjtin realitet zhgënjyes. Mos u demoralizo se... po vdiq shpresa jote për një Shqipëri të bukur, vdiqën të gjitha. Ti je jeta, bota jote e urren vdekjen. Mos e mendo dështimin por shikoje si mundësinë më të artë për të arritur sukses dhe mbi të gjitha për t’u bërë vlerë në këtë shoqëri. (Mendjelehtët do të mësojnë suksesin, të paktë janë ata që të thonë  se do bëhesh vlerë). Mendohu thellë, në shekullin e XXI është shumë e lehtë të jesh i suksesshëm por shumë e vështirë të jesh i dobishëm dhe i drejtë. Ky bëhu ti!... Për këtë lufto! Pas vështirësive, qëndron gjithmonë e bukura, pas lehtësirave... paaftësia.

Më vjen mirë që e kuptove se çfarë duhet të zgjedhësh për një jetë të paqtë, nëse e do një të tillë. Je rini harrove?... Jo... jo! Ti ke guxim, ke energji të pafund. Mos u burgos në lulen e moshës tënde. Lëri sharlatanët e partive, Ti je i aftë. Përpara se kohën tënde t’a investosh tek një parti, investo tek vetja jote. Fuqizoje me dinjitet karakterin tënd, vetëm kështu fati nuk do të bëj lëpirës, servil për një vend pune. Përpiqu të të interesoj qënia jote (jo egoiste ) përpara gjithçkaje. Kjo është koha jote! Bëhu i fortë, do ishte mëkat i jetës të harrojë Uni-n tënd dhe të bëheshe skllav i të tjerëve. Puno për shkëlqimin tënd. Ai është më i dobishëm për të ardhmen. Duke punuar për qëllimet e të tjerëve, do atrofizosh të tuat. Jeta jote, e ardhmja jote, je ti;  me qëllimet e tua hyjnore, të pastra. Njeriu pa objektiva në jetë është si ajo letra që e hedh era pa mëshirë sa andej këtej. Vërtet ky do të jesh? Planifiko gjithçka çfarë bën, duaje kohën... ajo është pasuria jote më e madhe. Kujdesu për mirëqënien e trupit tënd, në veçanti shpirtit tënd. Çdo dashuri në këtë botë është produkt i dashurisë për veten. Duaje veten tënde! Bëhu krijesë e dashur me të tjerët. Përpara se të mendosh me kokë, mendo me zemër! Shumica e rinisë shqiptare sot, mendon me të pasme. Ato vetëm një funksion kanë. Sokrati thotë:  “Mëma e çdo të keqe është injoranca", ndaj ngulmo e ngulmo, shuaje sadopak dhe ilumino ata që të rrethojnë.

Në fund të ditës bëj bilancin se çfarë mësove sot? Njerëzit e brishtë në zemër hidhërohen pas veprimeve jo të pëlqyeshme të miqëve të tyre. Ndjej dashuri, motivoji, ndihmoji për provime dhe mos harro: “Çdo gjë që e bën në jetën tënde e bën për veten tënde". Bëhu drita vezulluese që u vret sytë atyre që punojnë gjithë jetën në errësirë. Mirësjellja dhe komunikimi është suksesi i gjithçkaje, puno për to çdo ditë, të ultit nuk i njohin, Do të akuzojnë si për servilizëm... Lëri ata mos i gjyko deri aty arrin vlerësimi i tyre... mos u mërzit. Mendoje rrugëtimin në fakultet si diçka të përkohshme. Çdo gjë, e tillë është. Presionin e provimeve, kreditet, ngelja, janë sfida për ty. Do furfullosh kur të shohësh se si merrem provimet, se ke mbajnë asistent/e, do të tërboj nepotizmi shpesh paaftësia, këto sepse... jetojmë në "Demokraci diktatoriale", mbizotëron pushteti i të fortit. Janë të përkohshëm. Çdo gjë është e tillë, edhe premtimet boshe... e tillë është jeta jonë...
Ti, vëllai im më i vogël beso tek vetja jote, jo tek të tjerët sepse kështu do lëndohesh shumë. Të njëjtin fat kemi edhe unë pa dëshirën time me atë pasionin djaloshar që jeton në një vend agonie, ku u kryqëzova nga reforma arsimore e atyre viteve. Më mungonte ai guximi për të kundërshtuar sistemin, ashtu isha edukuar dhe me të drejtë. Diktatura (jo Komunizmi, ne nuk kemi jetuar asnjëherë në Komunizëm) u rrënjosi aq thellë frikën shtet dhe forcë prindërve tanë saqë të njëjtat rrënjë na mbytën dhe helmuan shpirtrat tanë. Kërko të drejtën tënde në çdo moment dhe ndaj çdo kujt. Sa do të doja të më mësonte dikush... Sot e mbaj gojën mbyllur, më vjen turp nga vetja se si heshta për jetën time. Mëkat! Si thotë populli “mos e mbaj gojën për bukë”. Të rekomandoj të shkosh në një Universitet publik, vetëm aty mund t’a ngresh zërin, të reformosh, të arrish revolucionin e shumë pritur, nëse do të zgjedhësh privatin, ndryshimi yt ka vdekur, me të dhe e ardhmja e këtij vendi. Dëshiron të mëkatosh? Mëkat i rënd ky... Shko... Dega fituese shpesh në hapat e parë do të demotivoj, gjej forcë, mbështetje tek familja, aty do gjesh forcën e madhe dhe të vërtet. Prindërit e tu mund të jenë të shtresave nga më të ndryshme por me zemër më beso; ata duan çdo të mirë për ty. Qëndroi pranë familjes në të tilla rrethana. Më kujton veten time, pasion kisha Gazetarinë, sistemi e deshi të fitoja Mjeksi Veterinare. Moment shumë i vështirë... pa familjen dhe të afërmit që më bindën të bie dakort me atë çfarë kishte rezervuar fati, tani do isha duke ngrënë dhe i shtrirë ashtu në një cep të kësaj botë. Pse? Reforma Arsimore, kështu e mendoja, kur zbulova se kjo ishte një prej dhuratave më të bukura që më kishte dhenë ky vendbanim. Vendosa të marr frymë dhe nuk ka njeri më të lumtur për zgjedhjen që kam bërë. Viti i parë ishte shumë i vështirë... tani jam drejt fundit . Më ka lidhur aq shumë ai institucion sa që askush nuk e imagjinon, dua dhe kërkoj të punoj për çdo të mirë aty, krahas problematikave të medha. Jam i dashuruar kaq shumë pas këtij profesioni dhe atij institucioni sa që largimi nga aty do ishte vetvrasja e ngelur në tentativën e  dikurshme. Kështu dhe ti përshtatu, njeriu i tillë është, nëse profesioni të zgjedh ti bëje, në atë menyrë duke gërshetuar pasionet e tua. Ke për t'ia dal... Suksese!
Vëllai Yt Student!

Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA