BREAKING NEWS

The life of a child soldier in Congo

I riu nga Skrapari "me TANK" në Londër. Modeli pjesë e casting në një Reklamë në Britani

Posted on Monday, October 03, 2016 and filed under , , , , . You can follow any responses to this entry through theRSS 2.0 . You can leave a response or trackback to this entry from your site

Të shtunën që lamë pas 1 Tetor 2016 në Londër të shumtë ishin kalimtarët që u habitën nga prania e një mjeti luftarak në një prej rrugëve të kryeqytetit Britanik, Londër. E si të mos mjaftonte kjo, persona të veshur me rroba ushtarake ishin pjesë e syve kureshtarë që ndiqnin atë që më pas rezultoi një set filmimi ku siç mësoi Corovoda Online po punohej për realizimin e një reklame televizive. Mes aktorëve të përzgjedhur dhe që kishin fituar audicionin ishte edhe Eraldo Musabelliu. Djaloshi me vendlindje nga Skrapari, disa vite më parë në Sondazhin vjetor të  Corovoda Online u zgjodh Personaliteti i Vitit në sondazhin e një prej edicioneve të kaluara. Më herët futbollist e më tej imazhi publicitar i disa kompanive si në Shqipër edhe në Greqi E.Musabelliu së fundmi ishte pjesë e xhirimeve që po realizon një firmë që merret kryesisht me Real Estate. Mësohet se kjo reklamë tashmë ka përfunduar xhirimet në terren dhe se pas video editimit në studio do të jetë pjesë e hapësirave komerciale në disa televizione në Britani. Sjellim disa ndër imazhet ku natyrisht në fokus do të jetë i riu nga Skrapari Eraldo Musabelliu.




Corovoda Online

0 Responses for “ I riu nga Skrapari "me TANK" në Londër. Modeli pjesë e casting në një Reklamë në Britani”

Leave a Reply

Recently Commented

Recent Entries

Photo Gallery

Footer Social