• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Koordinata X: Dhjetor 1958 - Historia e rrallë e Mësuesit të Matematikës - Urdhër: Të mos lëvizte nga Skrapari

Ksenofon M.Dilo
Është Dhjetor i vitit 1958. Kështu nis Koordinata X me Historinë e Ksenofon Dilo i cili në një shkrim rrëfen një histori të rrallë të qëndrimit të tij në Skrapar gjatë atyre viteve. Në një kujtim të vetë autorit jepet me "buzëqeshje" ndodhia sesi iu desh të gënjente Drejtuesit e Lartë të Kohës në Skrapar në mënyrë që të arrinte të jepte provimin në Tiranë. Leja për tu larguar nga Skrapari ishte e paimagjinueshme dhe e papranueshme. Por si mundi ai "sistemin" e parë të tij jo-matematikor? E ndjekim të plotë këtë përshkrim të tij të Dhjetorit të 1958.
***
Dhjetor i vitit 1958. Duhet të isha në Tiranë për të dhënë provimin e rëndësishëm të analizës. Zbres nga Vëndresha ku punoja si mësues, në Çorovodë. Duhet patjetër të merrja leje. Duke kaluar nëpër Kozjak, mendoja se do të ishte e pamundur të paraqitesha në provim .Nuk do të më jepnin leje. Një mërzitje e rëndë më pushtoi të gjithin dhe më dukej se,mendova të kthehesha prapa. Për një moment, ky mendim më pushtoi aq fort sa për pak bëra prapaktheu. Por kjo me mendje sepse në të vërtetë hapat u shpejtuan. Pothuaj se po vrapoja. Jo mbrapa; përpara. Do të shkoja se s’bën në Çorovodë. Do të shkoja se s’bën në Tiranë për provimin!Se s’bën!!
Sapo kisha dalë nga pylli i i Kozjakut dhe shoh një fshatar të shkretë që i ishte futur mushka në batak . bataku po e thithte mushkën e, ajo e pafuqishme ish lëshuar e nuk përgjigjej me asnjë gjest stërmundimeve të fshatarit të shkretë që po humbte mushkën përpara syve.Aty ,buzë lumit ,bataku thithës kërkonte gjithmonë viktima. Ndjeva brenda meje një energji që doja ta derdhje. Kisha frikë mos ajo energji derdhej në ndonjë vend jo të përshtatshëm, si në zyrëne shefit të arsimit në Çorovodë e kjo mbase do ishte pak , kuotohet pak si shumë me pasoja të…rënda. Hoqa pallton nga supet , u sula tek mushka, rrufeshëm i hoqa samarin dhe, me një shufër që u gjend aty afë,r e godita në mes të kurizit. Fort. Dhimbja qe aq e madhe sa mushka u hodh përpjetë e dolli nga llumi thithës. Rëmbeva pallton e as që dëgjova fshatarin e shkretë që derdhte lumë falenderimesh …
Beteja që më priste përpara zuri menjëherë vendin e saj të përparshëm..Papritur pashë përpara, shokun tim B.Dardha i cili në kofidecë , kur dëgjoi se po shkoja te shefi, më tha të mos paraqitesha fare sepse gjëndja ishte kritike…Nga Gjirokastra kishin arritur informacione tepër negative në adresë time. Kështu që vendosa të kthehem prapa. Nga rrugë tjetër tani. Nga xhadja. Gëlltitja lotët , sepse nuk desha të pranoja që keqardhja kishte arritur kulmin e nuk më vinte aspak mirë që lotë të nxehtë më digjnin sytë. Ata lot nuk ishin vetëm të nxehtëTë hidhur farmaq ishin e më hidhëronin shpirin. Po ç’kishin me mua , ç’kishin me familjen time?Cila ishte e keqja në biografinë time e të familjes sime? Kush isha e përse gjithë kjo luftë.
Përse?? Arrita në Therepelë. Aty ngadalësova hapat. Ku po shkoja? Po kthehesha mbrapa? Por a nuk i kisha vënë detyrë vehtes të mos kisha kurrë kthim mbrapa. Ç’ishte kjo me mua. Më mundën? Dolën fitimtarë? Ata , të cilët kishin mbjellë kudo hidjërim e vuajte, ata më mposhtën: më dhanë goditjen fatale e, unë , po , unë e pranova atë?Futem me vërtik në lokalitet. Punonjësi që ishte aty kur i thashë se doja të flisja në telefon me shefin e arsimit sepse doja të merrja leje për të shkuar në provim, nuk hezitoi. Mora telefonin:
-Shoku shef!-Zëri ishte i sigurt dhe vazhdova:-Ju lutem më lejoni të shkoj të jap provimin e analizës matematike. Jam Ksenofon Dilo!
-Jo- një jo e prerë dhe aparati telefonik i mbyllur…
Nuk e bëra veten. Një buzëqeshje më hapi buzët vesh më vesh dhe ndërsa telefoni në anën tjetër qe i vdekur, bëra sikur flisja.
-Ju falemnderit shumë shoku shef. Shumë ju falemnderit. Nuk do ta harroj nderin që më bëni.
E mbylla telefonin dhe ndërkohë dëgjova që të dy , edhe shevkryetari i lokalitetit ,edhe sekretari më pyetën ç’ndodhi.
-Shefi ynë është i mrekullueshëm. Vazhdova të luaja rolin tim i sigurt se luaja me zjarrin. Por nuk kisha se ç’të bëja. Më kishte kapur ethja e dëshirës për të dhënë provimin. Duhej të shkoja. Dhe nuk shkova!Fluturova.Të dy nëpunësit e lokalitetit më përcollën pothuaj me nderim.Provimin e mora me notën maksimale.Kjo mbaroi . Po tani? Tani si do më vinte halli. Kush do të më justifikonte. Shefi nuk mund të më falte!!
Dimri në kërthizë të tij ishte edhe ai një faktor kundër meje. Si do arrija me atë kohë të tmershme në Vëndreshë të parë. U nisaTiranë –Berat xhaxha Qirjakua më pagoi taksi duke ndarë me mua merakun se si do të më vinte filli.
-Kam frikë se nuk do të të mbajnë –më tha serioz.
Kishte të drejtë. Ajo që kishta bërë ishte me shumë emra në diktaturën e proletariatit.E para kisha ikur pa lejë Krim i madh . E dyta kisha gënjyer.Tjetër krim. E treta kisha fluturuar në kryeqytet!bobo!!kjo quhej me të vërtetë krim, për shumë arsye, të cilat po ti ve me radhë mund të jenë më se pesëdhjet…Koka më gjëmonte si gjëmonte edhe dimri rreth meje.Kamjoni më la në anën e kundërt të rrugës,në rrugën e Përmetit. Ajo rrugë të çonte …Ku?
Nuk dija ku po shkoja. Kisha shënjat e mija që besoja do më ndihmonin në natën e zezë pisë për tu kthyer në Vendreshë.
Nuk kam për ta harruar kurrë dëborën dhe thëllimin e asaj nate. Kisha brenda meje një forcë e gëzim që i mundi të gjitha. Isha tepër i lodhur, isha i lagur deri në palcë. Ngrita sytë drejt qiellit dhe kuptova se kisha pakëz kohë të çlodhesha. U mbështeta në anë të një mullari dhe po kotesha. Shyqyr që erdhi dikush, ndoshta për të marrë ushqim për kafshët e më zgjoi. Brofa me aq furi sa fshatari i shkretë u tmerua e ja dha vrapit. Pas tij edhe unë e duke vrapuar u futa në mësim. Dita kaloi më së miri dhe kujtova i varfri, se të gjitha mbaruan më së miri. Por….
Dita tjetër ishte një ditë e vështirë për mua. U drejtova nga dhoma ku rrinim në klasën e mësimit. Atu…ndalu beg…se ka hendek.-
Nuk më lanë të futesha në mësim. Më dërguan në Çorovodë ku më priste….gjyqi i inkuizicionit. Do qe më pak i tmershëm se gjyqi që mu bë po unë kështu po e quaj. Sa u futa në zyrën ku ishte mbledhja e K.P të rrethit dhe tema ime ishte në ditariin e ditës. Njëperson që doli jashtë më dha të lexoja arsyen për të cilën isha thirrur dhe ,me sa duket më vinin në dijeni të shumë kriminalitetit tim…I hodha një sy broshurave të shkruara keq, .ishte si duket boja që i kishin vënë makinës së shkrimit e një kualiteti të dobët sepse gërmat ishin të shtrira e të ndotura,. Por më të ndotura ishin ato që shkruheshin aty për mua. Kisha ikur nga fronti i punës, kisha dezertuar që të bridhja pas femrave të Tiranës!!!nuk vazhdova më gjatë leximin. Dikujt tjetër mund t’i dukeshin të çuditshme të gjitha këto, mua jo!Isha mësuar. Trokita , lashë fletët në tryezë dhe ju thashë se nuk ishin të mijat. Nuk më përkisnin dhe këtë do ta provoja. Më thirrën . Ku ishe , pse ishe si shkove pse shkove…Pyetjet ishin rrufe. Kryetari i degës së brendshme me sigurinë e xhelatit mu drejtia me duart përpara fytyrës dhe dy gishtat tregues të duarve të tij trashanike që ivërtiste si të ishin një rrotë nga brenda jashtë, duke më thenë se e dinin gjithë rrutullimin tim të tanishëm … E vështrova , ngrita edhe unë duart e mija e i mblodha grusht duke lënë të dy gishtat trgues të lirë e duke i vërtitur si ai ,por në drejtim të kundërt , për t’i dhënë të kuptojë se desha t’i flisja për të kaluarën i thashë:–
-Po kështu e dini .Apo doni t’ju ndihmoj unë ta kujtoni. Ato shpifjet që shkruhen aty nuk më përkasin. Jam nipi i patriotit shkencëtar Ilia Dilo Sheperit, mësues si dhe ai. Dhe jam i sigurt se sikur të ishim Skraparllinj, Skrapari i ndershëm do kishte ngritur përmendoren e tij këtu dhe do të krenohej me të. . sepse Ilia Dilo Sheperi , I cili kur e dënuan me djegje korofillakët grekë se tha me burrëri se ishte Shiptar e jo grek akoma bën jehonë zëri i tij i patrembur. Kërkoi të digjej në dru të njoma, dhe kur së dyti e dënuan me vdekje, tha fjalët e paharushme. Më vrisni ,por mos u çuditni kur të shihni se nga rembat e mija nuk do të dalë gjak, por gërmat e bukura shqipe A:B:C…Skrapari di t’i çmojë heronjtë. Kurse grekofilët e Sheperit natyrisht që nuk mund të flasin ndryshe. Ju bëni jehonë atyre?
Për çudi lëvizja e gishtave përballë ndaloi e sytë e çakaritur shoqëruan një gëlltitje që e hodhi përpjetë mollën e Adamit…
-Një-Thashë me vete duke bërë bilancin e asgjësimit të akuzave. Mu desh të thoja se përse kisha shkuar në Tiranë. Kujt i mora lejë…Shefit_Në atë moment gënjeva , si dreqi . Po ç’të bëja. Diçka duhet të bëja edhe unë shtrembër përndryshe…Kur dëgjoi shefi që thashë se mora leje prej tij u hodh përpjetë, thua se e pickoi gjarpri. E prisja. Ndaj dhe nuk u tuta.
-Unë!!Unë !!!Unë!! nuk po gjente fjalët të vazhdonte dhe shtiri ato tre unë si breshëri me gojën gjithë shkumbë e vazhdoi unë t’i jap leje reaksionarit…
-Kam dëshmitarë, =thashë i qetë dhe trgova ngjarjen e dhashë emrat e dëshmitarëve. Atëhere ishte që mori zjarr e ngriti telefonin e foli si i tërbuar.
Përgjigja që mori, megjithse me pyetjen që bëri donte tju thoshte që të mendoheshin kur të përgjigjeeshin, sepse ju tha për mua , i dhashë lejë unë këtij mësuesit-mësus i thënçin…Po dështoi. Po më kishte dhënë leje, që të jepja provim,. Erdhi momenti të nxirrja përpara të gjithëvë librezën e notave , që tregonte se përpjekjet e mija ishin kurorëzuar të gjitha me notën shkëlqyshëm Bashkangjitur, mbase dhe qëllimisht ishte urdhri i I kryeministrit që ju jepte të drejtë të shkëlqyerve në matematikë të shpërbleheshin për çdo provim 4500 lek.Kisha mbrojtur me notën maksimale 7 provime . Kryetari, kur pa librezën, zgurdulloi sytë dhe ai dhe më nxorrën jashtë që të ishin të lirë të merrnin vendimin. Më dhanë vërrejte të rëndë në….biografi, në atë që rrotullohej në drejtimin e gishtave të shefit të degës. Rrotullimi im ishte në rregull.

Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA