• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Viti 2016 - Skrapari me Ngjarjet Kryesore të Vitit 2016 - Përmbledhje ( Janar - Shkurt )

Viti 2016 ndodhet në muajin e fundit të tij. Corovoda Online përmes një përmbledhje muajore shkon në retrospektive me disa ndër informacionet kryesore të postimeve tona. Përzgjedhim disa ndër informacionet e Skraparin Kryefjalë për periudhën Janar - Shkurt 2016
Janar 2016
- Në një format Televiziv në Digitalb, "6 Ditë Pa Ermalin" kryeministri Edi Rama i ftuar në këtë format, citon në një shembull Skraparin. Sipas tij në Skrapar shumë të papunë preferojnë të mbeten të tillë ndonse nuk shkojnë në një fasoneri ku ka shumë vënde të lira pune"
- Hartohet një projekt turistik për dy instalacione përgjatë Kanioneve të Osumit. Sipas projektit dy investime turistike do të kryhen pranë vendit të quajtur Vrima e Nuses dhe Flamurit në rrugën përgjatë Kanioneve.
- Një 21 vjeçar u ndalua për posedim lënde narkotike dhe armë gjahu pa leje në fshatin Strenec, Skrapar. Sipas Policisë të riut iu gjet një sasi prej 25 gram lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa.
- Në Formatin " The Voice Of Albania - 5" një i ri nga Skrapari kalon audicionin e parë të formatit. Këngëtari Orges Dhima u bë mediatik në rrjetet sociale për reagimin e bërë pas gëzimit të fitores së tij të parë.
- Në Çorovodë nisin punimet e një rruge sekondare pranë Urës së Lagjes "5 Shtatori". Punimet do të synonin rregullimin e një ure si dhe prishjen e disa objekteve që binin ndesh me planin.
Shkurt 2016
- Ekipi i Skrapari në një rekord negativ historik arrin fitoren e parë pas 11 ndeshjesh vetëm humbje. Trepikshi i parë u morr me ndeshjen Skrapari - Orikumi që përfundoi me rezultatin 4:3. Por lajmi i mediave italiane që dominoi këndin e humorit ishte fakti i një fotoje ku albitri u detyrua të priste deri sa topi të merrej nga lumi.
- Nis Faza e Parë e punimeve për qëndrën "Albanian Adventure Resort" Marrëveshja e firmosur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe përfaqësuesja e Albanian Rafting Group do të synoj krijimin pranë vendit të quajtur Pigas të një resorti turistik për sportet e zonës.
- Bashkia Skrapar binjakëzohet me Bashkinë Bagcilar (Turqi). Një ceremoni u mbajt në Bashkinë Skrapar ku ju akordua titulli i nderit "Qytetar nderi" Kryetarit të Bashkisë së Bagcilar Lokman Cagirici
- Në Poliçan një 33 vjeçar u arrestua në kushte flagrance pasi kundërshtoi me dhunë fizike një punonjës të policisë së Shtetit.

Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA